Vdes nga coronavirusi saksofonisti legjendar Manu Dibango

Bota

Vdes në moshën 86 – vjeçare, saksofonisti legjendar Manu Dibango. Muzikanti i njohur nga Kameruni ka ndërruar jetë pas efekteve anësore të covid 19.

Ai kishte jetuar në më shumë se gjashtë vende, duke përfshirë Parisin, Xhamajkën dhe Nju Jorkun, ndërsa kishte eksperimentuar me xhaz, reggae, hip hop, madje dhe muzikë elektronike.