Vijojnë në “botën e askundit”, 30 emigrantë vazhdojnë të qëndrojnë ende në temperatura të ulëta

229

Më shumë se 30 emigrantë vazhdojnë të qëndrojnë ende në temperatura të ulëta

Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladianaj për ABC News, mësohet se një pjesë e 17 emigrantëve që janë lejuar më herët të hyjnë në territorin shqiptar kanë patur nevojë për ndihmë mjekësore.

Disa prej emigrantëve janë transportuar në spitalin e Bilishtit, por edhe të Korçës.

Ata që kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Bilishtit mësohet se janë dërguar në shtëpitë e tyre, pasi ndodheshin në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa ata që kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës, janë rikthyer përsëri në tokën neutrale, duke i lënë përsëri pa zgjidhje dhe mes katër rrugëve.

Në këtë qark temperaturat janë të ulëta dhe kanë filluar reshjet e shiut, dhe dëborës, ndërkohë që nga pala shqiptare nuk është bërë me dije asnjë afat se deri kur do të qëndrojnë aty.

Policia është shprehur e vendosur që të respektojë në mënyrë rigoroze urdhrin e Ministres së Shëndetësisë dhe nuk do të lejojnë që këta emigrantë të hyjnë në Shqipëri./abcnews.al