Zaev: Falenderon Tsiprën për guximin që tregoi

50

Në këtë mënyrë është shprehur  në intervistën e tij nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev. për marrëveshjen e Prespës,  guximin që tregoi kryeministri grek Alexis Tsipras për kete marreveshje.

Unë dua të falënderoj personalisht Kryeministrin Alexis Tsipras për guximin e tij dhe për ndarjen me vete të vizionit për Ballkanin paqësor dhe të begatë si pjesë integrale e BE. Arritëm në një pikë ku menduam se emri “Demokracia  e Ilindenit” është një bazë e mirë për një zgjidhje përfundimtare. Më pas ramë dakord që ne do të kërkojmë një konsensus më të gjerë politik në të dy vendet. Qarqet politike greke nuk ofruan mbështetje të kënaqshme për këtë propozim dhe kështu ne vazhduam një zgjidhje tjetër që përfshin një pikë referimi gjeografike për përcaktimin e emrit tonë . Në një pyetje në lidhje me koncesionet e bëra nga Shkupi, Z. Zaev u përgjigj: “Zgjidhja për emrin e vendit tonë dhe për njohjen e unikalitetit të identitetit tonë, i cili si maqedonas rrjedh nga tiparet tona unike që janë të ndryshme nga ato të identitetit grek, duhet të gjenden në vendimin për ndryshime në Kushtetutën tonë dhe garancitë e paprekshmërisë së kufijve. Bazuar në frazaologjinë tuaj, këto janë koncesionet që vendi ynë bën. “