Zbulohet terroristi i dyshuar në Stokholm

267

Zëvendësprokurori i Suedisë Hans Ihrman ka thënë se raportet nga vendi i ngjarjes dëshmojnë në mënyrë shumë të qartë se personi kryesor i dyshuar për sulmin terrorist në Stokholm të Suedisë është një shtetas 39 vjeç nga Uzbekistani.

Autoritetet kanë thënë se personi tashmë dihet nga ata se kush është, por se emir i tij nuk është bërë publik. Gjithashtu, autoritetet kanë saktësuar se i dyshuari, një uzbek ka qenë edhe më herët nën vëzhgim nga ana e shërbimeve sekrete suedeze. Nga sulmi që ndodhi në kryeqytetin e Suedisë, u vranë së paku 4 persona dhe janë plagosur më shumë se 15 të tjerë. Sulmi ndodhi me anë të një kamioni.