Zguri: Të publikohen hetimet për krimin zgjedhor

Kryesore Politika

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese, që të bëjnë publike rezultatet e hetimeve administrative dhe penale për krimin zgjedhor.

Në një komunikim me mediat, Zguri tha se proçesi zgjedhor ka regjistruar edhe incidente e shkelje të natyrave të ndryshme për të cilat qytetarët presin drejtësi. Shqiptarët presin që të bëhët publik sa më shpejt rezultati i proçedimeve penale për të gjitha veprat penale në fushën e zgjedhjeve që janë nën hetim. Për ktë arsye u bëj thirrje të gjitha institucioneve të përfshira të përmbyllin me përparësi proçedurat e tyre të hetimit administrativ apo penal dhe të bëjnë sa më shpejt publike rezultatet e punës së tyre” tha zoti Zguri.

KQZ ndërkaq njofton se ka përfunduar afati për dorëzimin e kërkesave ankimore në këtë institucion, shqyrtimi i të cilave do të kryhet deri më 20 Korrik, por subjektet politike ende kanë të drejtë t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor. “Këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar partia PDIU e cila kontestuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për qarkun Tiranë. PD e e cila kontestuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për qarkun Berat si dhe PS e cila kontestuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për qarkun Tiranë. Tabelat përmbledhëse të rezultatit për qarqet e tjera nga sot e theksoj nuk mund të kontestohen më”.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur edhe shortin për caktimin e relatorit të kërkesës ankimore të Partisë Socialiste. Kërkesa ankimore e socialistëve do të shqyrtohet nesër dhe relator i saj u caktua Denar Biba.