Zmadhimi dhe zvogëlimi i gjoksit

1159

 

gjoksi ne focus-2Një ndër karakteristikat fizike më të rëndësishme tek femrat është sigurisht gjoksi. Duke filluar që nga puberteti, zhvillimi trupor dhe rritja e gjoksit tregon qartë se femra nuk është më fëmijë dhe nëse kjo rritje nuk arrin përmasat e duhura apo është e vonuar, mund të shoqërohet me ndjenjën e inferioritetit në lidhje me shoqet e tjera. Një gjoks i plotë, i bukur dhe i fortë e tregon femrën më të re, më të këndshme, më sensuale dhe përveç kësaj është burim i një tërheqje të fortë seksuale. Rezultatet gjithmonë e më natyrale të zmadhimit të gjoksit, falë teknikave kirurgjikale më të sofistikuara dhe më të avancuara, kënaqin gjithmonë një numër të madh të femrave nëpër botë. Ky operacion konsiston në vendosjen e protezave të posaçme, duke rimodeluar formën dhe përmasat e gjoksit për të arritur kështu një rezultat të natyrshëm, qoftë në pamje ashtu edhe në prekje.

Protezat e përdorura për këtë ndërhyrje kirurgjikale janë të mbushura me xhel koeziv silikoni, një material i sigurt, i cili jo vetëm që garanton një formë të bukur anatomike të gjoksit por jep edhe një ndjesi shumë të natyrshme në prekje. Sot, pas 30 viteve kërkimesh dhe eksperience në operacionet e miliona femrave, ekziston siguria absolute e rezultatit të këtyre protezave të gjeneratës së fundit(lexo edhe “Protezat e gjoksit”).Jetëgjatësia e tyre konsiderohet e përhershme (duke respekuar moshën në të cilën është kryer ndërhyrja). Pra, gjoksit nuk do t’i preket anatomia e tij natyrore dhe ndryshimet që do të pësojë ai me kalimin e kohës, mund t’ju shtyjnë ju vetë të kërkoni një rimodelim të tij dhe një ndërrim eventual të protezës, por të paktën 10 – 15 vjet pas operacionit të parë. Megjithatë, shumica e femrave janë të kënaqura me rezultatin e tyre edhe 30 vjet pas operacionit. Profilet e reja të protezave garantojnë një rezultat natyral, për sa i përket formës dhe konsistencës duke e bërë të padukshme praninë e tyre. Eshtë provuar tashmë shkencërisht që, ndërhyrja në gjoks dhe vendosja e protezavenuk rrit rrezikun për kancer të gjirit, nuk ndryshon integritetin e gjëndrave të qumështit dhe mundësinë e ushqyerjes me gji të fëmijës dhe nuk prek funksionimin e sistemit imunitar të organizmit.

Proçedura për zmadhimin e gjoksit është e mundur, pasi të ketë përfunduar maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër – indikim duke nisur që nga moshat 18 – 20 vjeç. Në rastet e ushqimit me qumësht të foshnjes, duhet pritur të paktën 9 muaj nga përfundimi i dhënies së gjirit, para se të kryhet një ndërhyrje për zmadhimin e gjoksit, për të shmangur kështu ndryshimet e përmasave dhe të formës së gjëndrës së qumështit

 Zvogëlimi i gjoksit

Pa dyshim, gjoksi është karakteristika më e lidhur me imazhin e feminilitetit. Një gjoks i plotë dhe i fortë shoqërohet me idenë e rinisë, shëndetit, instiktin e fortë matern dhe ushtron gjithmonë një tërheqje të fortë seksuale tek meshkujt. Me rritjen e moshës dhe zhvillimit trupor, sidomos gjatë pubertetit, gjoksi pëson një zmadhim të shpejtë brenda një kohe të shkurtër. Një rritje proporcionale e tij përbën një nga aspektet më të rëndësishme të hijeshisë së trupit femëror. Nga ana tjetër, një vëllim i tepruar i gjoksit nuk prek vetëm anën estetike, por shumë shpesh sjell probleme psikologjike, fizike dhe funksionale. Gjendja e hipertrofisë së gjirit, sidomos në masë të madhe, mund të kushtëzojë shqetësime, jo vetëm të karakterit estetik, por edhe funksional: tërheqja e dhimbshme e lëkurës, kërrusje dhe deformime të shtyllës kurrizore, infiamacion e dhimbje të muskujve të shpinës, infeksione lëkure dhe ekzema. Përveç kësaj, shpesh bëhet e vështirë ose e pamundur edhe ushqimi me gji i foshnjes, pasi gjatë shtatzënisë një gjoks voluminoz pëson një rritje akoma më të egzagjeruar si pasojë e stimulimit hormonal.

Egzistojnë hipertrofi të pastra të gjirit, si rrjedhojë e shtimit të gjëndrave, sidomos gjatë periudhës së adoleshencës, hipertrofi mikse në të cilat komponenti gjëndëror është infiltruar bollshëm nga ind dhjamor, tipike tek gratë pas shtatzënisë, ose hipertrofi eskluzivisht dhjamore, pra të lidhura me obezitetin ose mbipeshën. Për një rekuperim të shpejtë estetik, psikologjik dhe funksional nevojitet mastoplastika reduktuese, ndërhyrje kirurgjikale e këshilluar edhe para moshës 18 vjeçare, pa ndikim në aftësinë e ushqyerjes me gji. Zvogëlimi i gjoksit parashikon reduktimin e arsyeshëm të vëllimit të tepërt të tij dhe rimodelimin e pjesës së mbetur, që konsiston në ripozicionimin e gjëndrave të mbetura, areolës dhe kokrrës së gjirit. Rezultati i ndërhyrjes kirurgjikale është i PËRHERSHËM.