2013:Për azil 100 mijë kërkesa më shumë

737

azil  focus news

Një rritje të konsiderueshme në kërkesat për azil janë regjistruar në vitin 2013 në BE,  sipas të dhënave të Eurostat lëshuar sot. Aplikimet kanë  arritur kulmin në 435.000 në vitin 2013, ku për vitin 2012 ishin regjistruar  335,000 kërkesa për azil politik.

Shumica e aplikacioneve për azil në BE për vitin 2013, janë bërë kryesisht nga ana e qytetarëve sirianë (12%) e rusëve (10%), afganëve (6%), serbëve (5%), pakistanezëve (5%) dhe të kosovarëve (5%). Kërkesat arritën në total prej 326.310 raste për azil, nga ku u hodhën poshtë rreth 65% dhe janë miratuar rreth 34%.

Greqia miratoi 500 kërkesa për azil për 2013

Për sa i përket Greqisë, sipas të dhënave nga Eurostat, në vitin 2013 ka marrë 8.225 kërkesa për azil, pra 745 aplikime për milion banorë (në krahasim me 860 që ishte mesatarja në BE në të njëjtin vit). Shumica e aplikacioneve për azil në Greqi janë paraqitur nga qytetarët e Pakistanit me 1.360, Afganistani 1.225 dhe Bangladeshi me 730 kërkesa. Gjithashtu, në vitin 2013 autoritetet greke kanë ekzaminuar një total prej 13.080 të kërkesave për azil, nga të cilat 12,580 janë të refuzuara dhe 500 janë miratuar.

Nga kërkesat për azil ku janë miratuar, 255 raste u është dhënë statusi i refugjatit, ndërsa në 175 raste është dhënë azil për mbrojtjen dhe në 70 rastet e mbetura u dhënë azil në baza humanitare. Në krahasim me popullsinë (për milion banorë),  shumica e kërkesave për azil në BE ka pranuar Malta me 5.300, Austria 2.100, Luksemburgu 2.000, Hungaria dhe Belgjika me nga 1.900 kërkesa përkatësisht.

Spanja dhe Portugalia renditen në vendet të cilat kanë marrë më pak numrin e kërkesave për azil në raport me popullsinë e tyre (95 dhe 50 respektivisht). Në shifra absolute, shumica e kërkesave për azil janë marrë nga Gjermania me 127.000 ose 29%, ndjekur nga Franca me 65.000 ose 15%, Suedia 54,000 ose 13%, Britania e Madhe 30.000 ose 7% dhe Italia 28.000 ose 6%.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: