Xhaka jashtë kombëtares…

Futboll Kryesore Sporti

Normalisht nuk është se erdhi si një rrufe në qiell të pastër, por gjithsesi përbën lajm që një prej lojtarëve kryesor të rrugëtimit të Shqipërisë drejt finaleve historike të Europianit, Taulant Xhaka nuk do të jetë pjesë e skuadrës tonë përfaqësuese në takimin zyrtar ndaj Izraelit, por edhe në miqësoren kundër Luksenburgut.

Mësohet se mesfushorit 26-vjeçar nuk i ka ardhur asnjë ftesë nga ana e trajnerit Gianni de Biasi, pavarësisht paraqitjeve mjaft të mira që ai ka ofruar me Baselin duke u shpallur kampion i Zvicrës.Lufta mes tij dhe teknikut italian nisi menjëherë pas sfidës kundër Italisë, kur Xhaka vendosi të largohej nga grumbullimi i kombëtares shqiptare , i pakënaqur me mungesën e aktivizimit nga ana e De Biasit. Polemikat në distancë mes të dyve vijuan me Xhakën i cili  nëpërmjet deklaratave vijoi të sulmonte teknikun e kuqezinjve duke e quajtur një “mercenar”. Kujtojmë që Xhaka është i fundit i një liste jo të vogël me emrat e lojtarëve të cilët për arsye të debateve me trajnerin janë larguar nga kombëtarja. Alban Meha dhe Ergys Kaçe sa për të përmendur dy raste. Ndërkohë një ftesë ka marrë Emir Lenjani. 27-vjeçari megjithëse nuk është aktivizuar në asnjë takim me Rennes bën pjesë në preferencat e trajnerit Gianni de Biasi.