2013, kalimi klandestin 48% më i lartë

922

foto deti 1 (2)

BE: Është rritur 48% kalimi i emigrantëve të paligjshëm. Të dhënat e vitit 2013 për kufijtë e jashtëm të BE-së. Është rritur me 48% numri i kalimeve të emigrantëve të paligjshëm në kufijtë BE-së tregojnë të dhënat e forcave Frontex për vitin 2013, paraqitur të hënën në Parlamentin grek nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ilka Laitinen. Sipas Drejtorit Ekzekutiv të FRONTEX, rreth 700 mije  shkelje pati në vitin 2013 në kufijtë e jashtëm të BE-së, porkrahasuar me vitin 2012, në vitin 2013 numri i kalimeve të paligjshme ishte 48% më e lartë, duke arritur në 170.000 kalime të paligjshme.

emigrimi per 2013

Për qëndrim të paligjshëm në vitin 2013 janë identifikuar 344,000 raste në Shtetet anëtare të BE-së, ndërsa refuzimi i hyrjes është rritur me 11% krahasuar me vitin 2012, numri i refuzimeve ka arritur në 128,000 raste. Kërkesat për azil është rritur ndjeshëm, duke arritur në 32%, ndërsa numri i përgjithshëm është mbi 350,000 në vitin 2013. Numri i kthimeve të klandestinëve nga Shtetet Anëtare ishte 160.000,  dmth me një rritje 11%. Rruga e kalimit në Mesdheun Perëndimor nëpërmjet Ngushticës së Gjibraltarit, ku për 2013 regjistroi një rritje të qëndrueshme, rreth 7,000 raste janë zbuluar atje. Në Mesdheun  Qendrore janë vërejtur një rritje me 288% më shumë se në vitin 2012, dhe janë regjistruar 40.000 raste. Kryesisht rruga e Mesdheut Qendror është përdorur nga njerëz të Afrikës dhe Sirisë. Vendet e origjinës është Libia dhe Egjipti. Rruga për kalimin midis Shqipërisë dhe Greqisë është rezultat i liberalizimit të procesit të vizave. Në mënyrë veçantë ne vitin 2013 pati 8,700 raste me një rritje me 0.59%.

emigrim i 2012 ne focusnews

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: