21 milionë fëmijë në mbarë botën në skllavëri

892

foto afrika 5 copy

Në Azi apo Afrikë, njerëz që nuk e dinë ndonjë punë tjetër, nganjëherë janë mbajtur si skllevër. Por edhe në Evropë njerëzit janë trafikuar dhe janë të detyruar për të punuar në prostitucion apo në punë të tjera “të zeza”. Kështu shkruan e përditëshmja  gjermane në numrin e djeshme “Süddeutsche Zeitung”.

Sipas publikimit të  “Süddeutsche Zeitung” kjo foto është marrë në vitin 2009 në Avganistan. Fëmija quhet Taza dhe është dymbëdhjetë vjeç. Pranë qytetit Kabul, ai djeg tulla që përdoren për rindërtimin e vendit. Ai është i detyruar për të punuar dhjetë orë në ditë, vetëm e vetëm për të marrë një shpërblim të vogël në fund të mbarimit të punës. Kushtet e punës janë të këqija. Për shkak se shumë fabrika tani përdorin thëngjillin në vend të drurit, ndotja e ajrit është jashtëzakonisht i lartë. Prandaj, fabrikat u dëbuan në periferitë e qyteteve.

Puna e fëmijëve në këto kushte është përbën një formë të skllavërisë moderne. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), supozon se 21 milionë njerëz në mbarë botën janë të detyruar kundër dëshirës së tyre për të punuar, ndërsa 5.5 milion prej të cilëve janë fëmijë nën moshën 17 vjeç, njëllojë si Taza, përfundon gazeta “Süddeutsche Zeitung”

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: