34,6% e grekëve janë të varfër

varferia ne fb

Varfëria rritet ndjeshëm gjatë krizës, siç dëshmohet nga të dhënat e publikuara nga Banka e Greqisë  në raportin e saj vjetor. Është e rëndësishme që mbi 1.250.000 njerëz kanë një të ardhur vjetore më pak se 4,000 në vit, ndërsa të papunët afatgjatë (pa punë për më shumë se 12 muaj) u rrit nga 185.500 njerëz në vitin 2008 në 955.600 në vitin 2013. Raporti nga Banka e Greqisë përmban një kapitull mbi varfërinë në Greqi, ku është vërejtur se nën kufirin e varfërisë është 23.1% e popullsisë, pra 2.535.700 persona, ose  914.873 familje. Në të vërtetë 50% e të varfërve kanë të ardhura më të ulëta se 4.000 euro në vit. Përveç kësaj, sipas të dhënave nga 2012, në rrezik nga varfëria dhe përjashtimi social janë 3.795.100 persona ose 34.6% e popullsisë së përgjithshme. Kjo është norma më e lartë në BE, me përjashtim të Bullgarisë (49.3%), Rumania (41.7%) dhe Letonia (36.6%). Në mënyrë të veçantë, popullsia që jeton në familje ku asnjë anëtar i saj nuk punon ose që punojnë më pak se tre muaj kohë totale arrin në 1.010.900 persona ose 16.1% e popullsisë së moshës 18-59 vjeç, ndërsa në vitin 2011 ishin 837.300 dhe për 2010 ishin 544.800 njerëz.

Burimi: newmoney.gr