6 “mallkimet” që presin madrilenët në finalen e Champions League

Sporti

Ndërkohë që këtë të shtunë, do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, ku në fushë do të zbresin spanjollët e Real Madrid dhe italianët e Juventus, mediat kanë filluar të analizojnë formën e skuadrave por edhe fakte që lidhen me skuadrat për të arritur të parashikojnë se kush do të jetë kampioni i ri i Evropës.

Edhe pse parashikimi i kësaj ndeshjeje është i vështirë për tu bërë, është e sigurt që në finalen e madhe të 3 qershorit në “Cardiff”, të gjithë sportdashësit do të kenë mundësi të përjetojnë emocione të mëdha, duke qenë se në fushë do të përballen dy nga skuadrat më të mira të kontinentit të vjetër.

Nga ana tjetër, gazeta madrilene “Marca” ka bërë bilancet e skuadrës spanjolle dhe në një shkrim të saj ka publikuar 6 “mallkimet” që do tu duhet madrilenëve të përballen për të ngritur kupën e Ligës së Kampionëve.

  1. Që kur u ndërrua emri i këtij kompeticioni (Champions League 1993), asnjë skuadër nuk ka arritur të fitojë dy herë rresht këtë trofe.
  2. Real Madridi për momentin është kampion i kupës botërore për klube dhe asnjë ekip nuk ka mundur ta fitojë prapë Ligën e Kampionëve pasi fitoi këtë trofe.
  3. Frika nga ish-lojtarët. Kur u përballën për herën e fundit në vitin 2015, dy golat e Moratas e dërguan Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve. E njejta gjë ka ndodhur në sezonin 2003-04 ku ish-lojtari Morientes me Monacon e eliminoi Real Madridin nga gara. Ndoshta e njejta gjë i pret tani me Higuainin dhe Khediran.
  4. 11 titujt e Real Madridit nuk janë fituar në asnjë vit tek. Katër të fundit janë fituar në vitin 2016, 2014, 2002, 1998. Viti 2017 nuk shihet me fat për ta.
  5. Titulli i Ligës së Kampionëve shkon çdo 7 vjet tek një skuadër italiane. 2003 e fitoi Milani, 2010 Interi dhe ndoshta tani është e Juventusit.
  6. Real Madridi do të luaj me fanella me ngjyrë vjollcë, fanellë kjo që nuk i ka sjellë shumë fat. /Shekulli/