Historinë e bëjnë popujt

1624

GjergjKastrioti

Fane S. Tarifa  /  Për një interpretim korrekt dhe shkencor të historisë dhe kundër servilizmit politik . Po afrojnë festat e Nëntorit, festa e çlirimit ka përvjetorin e saj të 70-të. Për nder dhe respekt, për mirënjohje dhe admirim të gjithë atyre bijëve dhe bijave që dhanë jetën e tyre në lulen e rinisë, për çlirimin e vendit, lind nevoja e shikimit objektiv, korrekte e shkencor të luftes na-çl .

Fronti i majtë kërkon të tërheq vëmëndjen në disa probleme që po anatemohen aktualisht nga politikanë dhe gjoja analistë kompetente, lidhur me luftën nacional – çlirimtare dhe periudhen 45 vjeçare të pasçlirimit, lidhur me figura të caktuara politike, që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit tonë.

  1. Së pari historinë e bëjnë popujt me veprimtarine e tyre. Atë histori e shkruajnë shkencëtarët historianë me dinjitetin dhe shkencën e tyre përkushtuese. Nuk mund të përcaktohet drejtimi historik vetëm nga një apo disa persona. Eshtë e vërtetë që dhe individët, udhëheqësit luajnë rolin e tyre, por jo atë përcaktues, por një rol që në disa raste timonojnë drejtimin, dhe luajnë rol progresiv apo edhe regresiv si me veprimet ashtu dhe me mosveprimet e tyre .

Atëhere edhe historinë e luftes Nacional – Çlirimtare e kanë shkruar me gjakun e tyre gjithë ata dëshmorë dhe heronj që dhanë jetën për çlirimin e vendit dhe këtë fakt nuk mund ta deformojë askush. Por edhe që kjo luftë u udhëhoq dhe që disa persona luajtën një rol drejtues në të edhe këtë askush nuk mund ta mohojë !

Luftën e bëri në masën e vet dërmuese si edhe përcaktuese fronti Na-Çl. Sigurisht pati edhe disa nisma dhe përpjekje kundër pushtuesit edhe nga disa forca nacionaliste, por ato ishin tepër pjesore dhe jo të mirëorganizuara .

Përmasat e tyre ishin simbolike dhe një oreks paradoksal i çështjes se pushtetit, bëri që disa nga forcat nacionaliste të radhiten në anën e pushtuesit. Për këtë flasin faktet historike e sidomos të dhënat nga arkivat Gjermane dhe Angleze , që i referohen misoneve përkatëse.

Se dyti kush e ka autoritetin dhe të drejtën legjitime të bëjë vlerësimin e asaj lufte dhe të figurave historike të saj ?! I habitshëm është fakti që ndonjë deklaratë e ambasadorit amerikan, që thjesht për kulturë demokratike, nuk duhet ta lakonte në atë mënyrë tejet vulgare, bëri që disa nga këta politikanët tanë te stepen dhe të bëjnë prapaktheu, të frigohen dhe të servilosen aq sa t’u dalë boja .

Në se një figurë është apo jo monstër është apo jo burrë shteti, këtë e vendos populli i vet dhe askush tjetër, e vendosin faktet historike, të cilat me të drejtë quhen Kokfortë !

Ka nga ata gjoja të përsekutuar që më së shumti janë ish kriminelë dhe ish hajdutë, se të persekutuarit e vërtet janë tejet të matur dhe me një barre kulturë dhe mendim progresiv, që qenkan shumë të provokuar nga portretet e Enver Hoxhës. Jo more Zotërinj mos u prekni aq shumë ” Jemi në një shoqëri demokratike ku kemi pluralizëm mendimi dhe idesh, ku tolerohen të gjitha pikëpamjet dhe ideologjitë ! Ashtu si ju që udhëhiqeni nga urrejta patologjike për komunizmin, ashtu kanë të drejtë edhe ata që aspirojnë apo mbrojnë idetë komuniste t’i shtjellojnë ato .

Si vlerat dhe antivlerat e Enver Hoxhës do sanksionohen nga hulmutuesit shkencor të historise sonë, dhe jo nga kushdo që deshiron të shkruaj apo të interpretojë, sipas qejfit të vet. Lufta partizane e udhëhequr nga Partia Komuniste në suazën e frontit Na-Çl ishte një epope e lavdishme e popullit tonë dhe sigurisht që edhe P.K Sh ka meritën e saj të padiskutueshme .

Qarqet dhe misionet e ndryshme amerikano-angleze dhe sovjetike e Jugosllave, që kishin penetruar në vendin tonë në kohën e luftës synonin që të përcaktonin se kush duhej të qeveriste pas çlirimit dhe çfarë orientimi do të merrej nga qeveria e ardhëshme .

Ka analiste dhe historina që duan të evidentojnë luftën vetëm mbi bazën e njërave prej burimeve e sidomos të atyre angleze, bile dhe ndër to duke marrë ato që u pëlqejne dhe anashkalojnë ato gjermane, amerikane dhe ruse e jugosllave . Kjo lloj analize për më tepër është tendencioze, e pabazuar, bile në ndonjë rast edhe antikombëtare !  Fronti i Majtë, kërkon nga forcat politike që janë në pushtet të jenë më të matura dhe me përgjegjësi dhe kompetencë të vlerësojnë në mënyrë korrekte luftën heroike na-çl, dhe të mos luajnë me ndjenjat e popullit tonë.

Së fundi vërehet një tendencë për të ndarë brezat, duke krijuar një hendek konceptual ndërmjet brezit të ri dhe moshës së tretë .

Në emër të demokracisë është pompuar me forcë jeta e skajëshme, pa një moral kombëtar, me një familje të diverguar, me një autoritet të mëpërkëmbur, dhe me një çoroditje ideore, si në logjike dhe në psikologji. Po theksohet se brezi i vjetër ka thjesht nostalgji për të kaluarën dhe synohet të anashkalohet gjithe ajo përvojë, gjithë ato përkushtime lufte dhe ndërtimi, gjithë ato vetmohime dhe pune, gjoja sikur nuk i venë re, sikur janë në harresë, si kujtesa rudimentare, si në heshtje. Ne si Fronti i Majtë u themi;

Gaboheni zoterinj politikanë !

Merrni mirë në konsideratë edhe brezin e vjetër nga edhe keni dalë, se ata janë zanafilla juaj dhe thesari vleror që s’duhet ta harroni, se ashtu ju do harroni edhe dëshmorët e gjithçka të bukur nga e kaluara e lavdishme!

fane sot ne focus




Këtë e pëlqejnë %d blogues: