8.000 fëmijë shqiptarë marrin nënshtetësinë greke

613

diavatirio-1024x768
Ministria e Brendshme greke në një deklaratë thekson se procesi i dhënies së nënshtetësisë greke fëmijëve të emigrantëve në zbatim të ligjit përkatës që u vendos në mars 2010 nga qeveria e PASOK-ut dhe që u shpall përfundimisht si antikushtetues nga Gjykata e Lartë Administrative, në nëntor 2012 ka qenë pozitiv. Sipas një dokumenti të paraqitur në parlament nga zëvendësministri i brendshëm, Haralambos Athanasiu, numri i aplikimeve për nënshtetësinë greke që u paraqitën nga data e hyrjes në fuqi të ligjit 3838/2010 e deri më 31.12.2012, ishte 39. 772. Nga këto aplikime, morën nënshtetësinë greke 13 425 shtetas të huaj. Raporti i zëvendësministrit shoqërohej edhe nga tabela të detajuara, që kishin të bënin me periudhën kohore nga 24.03.2010 deri më 22.08.2012, lidhur me numrin e aplikimeve për çdo periferi,  si dhe vendet e origjinës të aplikantëve. Sipas të dhënave, në periudhën nga 24 marsi 2010 deri më 22 gusht 2012, numri i përgjithshëm i personave që morën nënshtetësinë greke për arsye të lindjes në Greqi, ishte 4595 persona. Nga këta, 3.501 ishin aplikantë që kishin si vend origjine Shqipërinë. Për të njëjtën periudhë, numri i vendimeve për dhënien e nënshtetësisë greke për arsye të studimit në sistemin arsimor të Greqisë, ishte 5 .550 veta, nga të cilët përsëri shumica, ose 4.740  ishin shqiptarë.