ITALI : AKSIDENTOHET NË PUNË – HUMBET JETEN BABAI I KATËR FËMIJËVE

Aktualitet

41-vjeçari ELTON DEMA ka humbur jetën të mërkurën në San Gerardo në Monza, ku ishte shtruar në spital pas një aksidenti që i ndodhi në punë në Erba (Como).

Sipas mediave, viktima shkoi në Itali rreth një vit më parë dhe kishte shkuar për të qëndruar në një apartament në Azzano San Paolo. Fillimisht vetëm, pastaj korrikun e 2023 ka marrë nga Shqipëria bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij, 13, 10, 7 dhe 5 vjeç.

Familja pas vdekjes, ka kërkuar ta kthejë trupin e tij në atdhe, në Kukës, qytetin e origjinës. ELTONI punonte për një kompani në Grassobbio. Ai ka qenë duke lyer tavanin e një magazine, kur për arsye të paqarta ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra.