A do të shkarkohen ministrat teknikë të PD-së? Rama: Unë pres që ata…

Lajme Politika

Gjatë konferencës për media, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve. Teksa u pyet se çfarë do të ndodhë me ministrat teknikë të PD-së në qeveri, futur pas marrëveshjes me kryedemokratin e Lulzim Basha më 18 maj, Rama dha përgjigje të prerë për të gjitha dilemat.

 “Unë pres që ata të largohen se nuk kanë më arsye të qëndrojnë. Misioni i tyre ka mbaruar me sukses të plotë dhe pres që të largohen”, tha Rama.