Administrata e re: Zyrë Kryeministri në PS, 2500 CV për punë

802

Në Partinë Socialiste nga dje është ngritur zyra e Kryeministrit të zgjedhur. Dje, sekretari për Programin, Ilir Beqja, gjatë një konference për shtyp, përuroi logon me sfondin dhe podiumin e Kryeministrit të zgjedhur. Nga dje çdo deklaratë që do të vijë nga selia rozë nuk bëhet më nga podiumi i Rilindjes, por nga pozicioni i Kryeministrit të zgjedhur. Drejtori i Komunikimit në Partinë Socialiste, Endri Fuga, eshte shprehur:  “Zyra e Kryeministrit të zgjedhur është një model amerikan i përdorur gjatë zgjedhjes së Presidentit Barak Obama. Edhe gjatë periudhës tranzitore mes zgjedhjes dhe marrjes së detyrës si President i SHBA-ve, Obama funksionoi me një zyrë të tillë, nga ku përcillte çdo komunikim me publikun duke mbajtur përgjegjësinë e votës së amerikanëve”. I pyetur nëse ka një staf enkas që punon në zyrën e Kryeministrit të zgjedhur, Fuga tha se stafi mbetet ai që ka qenë. “Nuk ka një staf të ri, është i njëjti staf që bashkëpunonte me kryetarin e Partisë Socialiste deri para zgjedhjeve, por tani me peshën e mandatit të marrë nga Edi Rama për të qeverisur shqiptarët”, tha drejtori i Komunikimit në Partinë Socialiste. Podiumi i ri i vendosur në hollin e selisë së PS është në ngjyrë të bardhë, ku me shkronja të zeza shkruhet “Zyra e Kryeministrit të zgjedhur” e ku janë vendosur stema e Republikës së Shqipërisë, shqiponja dykrenore me përkrenaren e Skënderbeut. Por sfondi dhe simbolet nuk kanë ngjyrat zyrtare, kuqezi, por janë vendosur në një sfond gri me germa të bardha, për të treguar periudhën e tranzicionit deri në marrjen e formës zyrtare të kalimit të pushtetit. Të vetmet ngjyra në këtë sfond janë flamujt, ai kombëtar dhe flamuri i Bashkimit Europian.

partia-socialiste-e-shqiperise




Këtë e pëlqejnë %d blogues: