Adnan Januzaj, talenti me origjinë shqiptare i Manchester United duket se ka zgjedhur që të luajë për kombëtaren angleze, duke hedhur poshtë kështu ofertën që iu paraqit prej FSHF-së. 18-vjeçari, i konsideruar si një prej yjeve të brezit të tij nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht lajmin, por sipas të përditshmes “The Sun” vendimi është marrë.Nëse kjo do të jetë e vërtetë, refuzimi i Januzajt do të ishte një zgjënjim i vërtetë për shumë sportdashës shqiptarë, të cilët iniciuan edhe një peticion, faqe të shumta në rrjete shoqërore e realizuan disa thirrje publike që 18-vjeçari t’i bashkohej kuqezinjve. Përveç Anglisë ku luan dhe Shqipërisë si vend i origjinës, Januzaj mund të zgjidhte të luante edhe me kombëtaren belge, vendin ku u formua, me Zvicrën, Turqinë apo Serbinë, për shkak të lidhjeve të tij familjare. Mesfushori mund të zgjedhë ende edhe përfaqësuesen kosovare, e cila gjithsesi e ka të ndaluar të marrë pjesë në kompeticionet zyrtare. Në të shkuarën, Federata Angleze e Futbollit ka pranuar se Januzaj do të ishte i mirëpritur nëse do të vendoste të zgjidhte fanelën e “tre luanëve”. / Top Channel
Adnan Januzaj zgjedh Anglinë
