Rreth 7milionë persona kanë vdekur në vitin 2012 për shkak të ndotjes së ajrit, ka njoftuar me anën e një raporti Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Një numër i dyfishtë në krahasim me vlerësimet e mëparshme, që do të thotë se një në tetë të vdekur në vitin 2012 është lidhur me ndotësit e ajrit dhe tregon se si, reduktimi i ndotjes brenda dhe jashtë shtëpive tmund të shpëtojë miliona jetë në të ardhmen , thotë raporti nga agjencia e shëndetit OKB-së .
Vdekjet për shkak të ndotjes së ajrit zakonisht janë të lidhura me sëmundje zemre, goditje ose sëmundje kronike të mushkërive, dhe kancerit të mushkërive dhe infeksioneve respiratore akute.
“Evidenca sugjeron nevojën për një veprim të koordinuar ndaj ajrit , me qëllim që ajri që ne thithim të jetë i pastër ,” tha Maria Neira, Shefe i Shëndetit Publik dhe Mjedisit të OBSH. “Rreziqet e ndotjes së ajrit tani janë shumë më të mëdha, nga se sa kemi menduar ose kemi kuptuar, veçanërisht për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru,” tha ajo.
Vendet ekonomikisht të varfëra në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor në vitin 2012 kishin shkallën më të lartë të ndotjes, me 3.3 milionë vdekje të lidhura me ndotjen e ajrit brenda, si dhe jashtë me 2.6 milionë vdekje. Sipas raportit të OBSH-së, ndotja e shtëpisë brenda është shkaktuar kryesisht nga gatimi me qymyr druri dhe soba me lëndë djegëse. Agjencia vlerëson se 2.9 miliardë njerëz në botë përdorin për gatim dhe djegin dru , qymyr apo pleh si lëndë djegëse .
Flavia Bioustreo, një ekspert i shëndetit në OBSH, tha se gratë dhe fëmijët, të cilët jetojnë në vendet e varfra shpesh përballen me barrën e rrezikut nga ndotja shtëpie , “pasi ata kalojnë shumicën e kohës së tyre në shtëpi, duke marrë frymë duhani dhe blozë nga shpërthimet shtëpiake në të cilin gatuajnë duke djegur dru dhe qymyr druri. ”
Në ambentet jashtë shtëpisë, ajri është i ndotur kryesisht nga automjetet, nga prodhimi i energjisë, të ndotësve industriale dhe bujqësore etj. Studimet tregojnë se nivelet e ndotjes së ajrit janë rritur në mënyrë të konsiderueshme në disa rajone të botës, veçanërisht në vendet me popullsi të mëdha të tilla si Kina dhe India.
Carlos Dora, një ekspert në shëndetin publik në OBSH bëri thirrje qeverive dhe agjencive shëndetësore për të vepruar në bazë dhe për të zhvilluar politika për të reduktuar ndotjen e ajrit, e cila do të rezultojë në përmirësimin e shëndetit të njeriut. Ndotja e tepërt e ajrit është shpesh një efekt anësor i politikave të paqëndrueshme në fusha të tilla si transporti, energjia, si dhe menaxhimin e mbeturinave të industrisë. Në shumicën e rasteve, strategjitë që do të mund të miratohen për shëndet më të mirë do të çojë në kosto të reduktuara për kujdesin e shëndetit.” tha ai.