600 euro për transportin e kutis

Korrupsion Kryesore

pasaporta e vogëlNjë realitet që ndodh në Konsullatën tonë në Athinë në kurriz të emigrantëve. Një realitet ku konsujt janë kthyer në monumente të kulturës për më shumë se 12 vjet, një realitet ku taksëpaguesi shqiptar nëpërmjet konsullatës i pagon 600 euro agjensisë turistike “TOP LINES” për vajtjen dhe ardhjen e një kuti këpucësh. Një realitet që me anën e kësaj dërgohen dhëna dhe sillen pasaportat e emigrantëve tanë. Një realitet ku shteti abuzon me ligjin duke qenë bashkëpunëtor i këtij korrupsioni…Një korrupsion që ende vazhdon në këtë godinë të blerë me mundin dhe gjakun e emigrantit.

Nga njera anë, duke u nisur nga ana ligjore dihet shumë mirë se pasaportat dërgohen me postën sekrete të vulosur në rrugë dipllomatike, me avion ose me makinën që disponon konsullata, por në asnjë mënyrë ligji nuk parashikon që pasaporta të transportohen nga një shtet tjetër me mjete rrethanore, si kuti këpucësh apo qese plehrash. Një veprim që nxjerr para përgjegjësisë jo vetëm konsullatën shqiptare në Athinë, por edhe Ministrinë e Jashtme. Edhe pse është prekur kjo temë edhe më parë, shikojmë se sot vazhdon me po me kokëfortësi nga ana e kësaj konsullate, duke haruar se janë emigrantët dhe taksëpaguesit shqiptar ata që paguajnë këtë konsullatë. është ky vlerësim qe shteti shqiptar di të shpërblejë emigrantët.

Nga ana tjetër shikojmë se për transportin e një kutie vajtje-ardhje, konsullata me urdhër të Ministrisë së Jashtme, i paguan kësaj agjensie turistike 600 euro me lehtësinë më të madhe, një shumë kjo baraz për nga vlera e transportit të 25 pasagjerëve. Lidhur me mënyrën e transportit mësuam se dy muaj më parë pasaportat ishin vonuar 3-4 javë, pasi autobuzi i kësaj linje ishte ndaluar nga policia dhe që kishin hequr targën për shkelje ( në qytetin e Pireut), pasi nuk kishte të drejtë për t’u ndaluar dhe për të marrë pasagjerë në këtë qytet.

pasaporta e vogel 2Ky rast tregon sa të “sigurta” janë pasaportat tona në këtë llojë transporti primitiv, vetëm e vetëm për të favorizuar këtë agjensi, pasi aktualisht pronari i kësa agjensie qenka korrespodent i kanali Top Channel. Kjo kuti magjike për 4 herë vajtje dhe ardhje i kushton emigrantëve dhe taksëpaguesve shqiptarë 2400 euro.

Në Athinë ditë martë, makina e ambasadës ndalon para kësaj agjensie,  dhe shoferi me një kuti këpucësh të shkruar fjalët: Pasaporta për Tiranë, e lëshon atë sipër banakut të punonjësve të agjensisë, ndërsa ditën e premte një makinë tjetër po e ambasadës shkon pasdite dhe merr një kuti pasaportat tona biometrike, pasaporta për të cilat emigrantët paguajnë 130 euro, kundrejt 50 euro qe paguhen ne Shqipëri

Ky skandal përbën majën e ajsbergut, pasi në të ardhmen do të publikojmë marrëdhëniet kësaj agjensie me konsullatën, si dhe kush fshihet pas publikimit të videos se famshme të 26 shkurtit. Gjithashtu se në shtëpitë e kujt kanë përfunduar kondincionerët dhe frigoriferët e hequr nga ambasada ( gjoja të vjetra)…

PASAPORTA E MADHE