Ambasadori Donald Lu: Emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve “non grata”

Politika

ambasadori e focus-2Në listën e zezë të gjyqtarëve që iu është anuluar viza amerikane janë edhe emrat e 14 gjyqtarëve të kallëzuar nga ILDKPKI-ja, kallëzime këto që janë hetuar ose janë në hetim nga organi i akuzës.

Pavarësisht që prokuroria mund të ketë pushuar çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve, emrat e tyre nuk janë përjashtuar nga lista e zezë e refuzimit dhe anulimit të vizave amerikane.

Përveç këtyre emrave të kallëzuar nga ILDKPKI, burimet thonë se janë edhe emra të tjerë të gjyqtarëve, që ambasada ka krijuar bindjen se janë të korruptuar, raporton Abc.

Nga një hulumtim i DITA-s, rezulton se ILDKP ka kallëzuar në prokurori 12 gjyqtarë dhe dy prokurorë për akuzat e pastrimit të parave, fshehje të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Kallëzimet e para në nivele të tilla në fakt kanë ndodhur pas vitit 2013, me fillimin e detyrës nga Inspektori i ri Shkëlqim Ganaj.

Më poshtë emrat:

Gjyqtarët e kallëzuar nga ILDKP

23 prill 2014 Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

26 shtator 2014 Ardian Kalia, gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë

29 shtator 2014 Osman Aliu, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë

12 nëntor 2014, Qani Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015, Tomorr Kullolli, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015, Besnik Qira, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

8 qershor 2015, Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë

8 qershor 2015, Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë

8 qershor 2015, Enkeleda Doda (Kashuri), gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.

9 korrik të 2015-s, Adelina Zarka, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

9 korrik të 2015-s, Petraq Çuri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

2 nëntor 2015, Shpëtime Pitaku, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

Prokurorët e kallëzuar nga ILDKP

12 nëntor 2014, Petref Asllani, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan

1 mars 2014, Bardhok Lleshi, me funksion prokuror