Ambasadori i SHBA, Donald Lu u takua me Ministrin Saimir Tahiri

Politika

tahiri ne focus newsTIRANË – Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka zhvilluar sot një takim pune me Ambasadorin Amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe puna e Byrosë Kombëtare të Hetimit është kryefjala. Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se ndryshe nga tre ditë më parë, ku Ambasadori Lu shoqërohej dhe nga drejtues të Byrosë Federale të Hetimit (FBI-së), diplomati sot është paraqitur i vetëm në mjediset e Ministrisë së Brendshme. Ministria e Brendshme pritet të japë detaje të tjera mbi takimin e zhvilluar në pak pas mesdite mes palëve

 Çfarë ndodhi tre ditë më parë:

 Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është takuar të martën me Zv.Ndihmës Drejtorin, J. Chris Warrener dhe Zv.Ndihmës Drejtorin, Brian Mçauley të FBI, me të cilët ka diskutuar lidhur me forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit. Takimi i të martës vjen pas vizitës të Ministrit Tahiri në SHBA dhe takimeve që zhvilloi me Zv.Drejtorin e FBI, Mark Guliano. Që nga dita e martë ka nisur puna konkrete e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit me ekspertët e FBI për ngritjen e plotë dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Byroja Kombëtare e Hetimit do të shënojë një standart të ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Drejtuesit e FBI theksuan mbështetjen për punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në angazhimin kundër çdo lloj paligjshmërie dhe forcimit të shtetit të së drejtës në vend.