Pothuajse gjashtë në dhjetë amerikanë thonë se janë” zhgënjyer ” me presidentin Barak Obama , sipas një sondazhi të ri të publikuar sot New York Times. Sipas sondazhit të gazetës New York Times dhe rrjetit televiziv CBS , 82 % e demokratëve të anketuar kanë shprehur dëshirën për të parë ish- Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton për të kërkuar përsëri drejtimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të 2016. Përqindja e amerikanëve, të cilët thonë se ata besojnë presidentin Obama qëndron në 41% , ndërsa 57 % thanë se janë të pakënaqur me mënyrën në të cilën ai kryen detyrën e tij . Gjashtë në dhjetë ( 59% ) thanë se ata janë pak a shumë të zhgënyer nga Presidenti . Popullariteti i Obamës duket i ndikuar nga problemet e shumta që kanë lindur në muajt e fundit në zbatimin e reformës së sistemit të sigurimeve shëndetësore dhe rimëkëmbjen e dobët ekonomike , pasi shkalla e papunësisë ende nuk ka rënë në nivelet që ishte përpara krizës 2008 .
Amerikanët të zhgënjyer nga Obama
