Ardian Mema: Ilir Daja ka dhënë dorëheqjen nga Partizani pas derbit

Aktualitet Futboll Sporti

Ilir Daja ka qenë gati të largohej nga Partizani menjëherë pas humbjes në derbi. Ardian Mema, ka zbuluar në studion e “Sport News Plus” se trajneri ka ofruar dorëheqjen e tij, por ajo me sa duket nuk është pranuar nga drejtuesit e klubit të kuq.

“Unë e di se Iliri ka dhënë dorëheqjen këtë javë. Jo pas kësaj ndeshje të sotme, para kësaj ndeshje. Pas humbjes me Tiranën. Unë mendoj se i vetmi i pafajshëm në këtë ndeshje është trajneri”, tha Mema, duke analizuar se çfarë kishte ndodhur në klubin e kuq.

“Nuk është vetëm çështje trajneri. Që duhet një analizë në atë klub, duhet, duhet analizë e thellë”m tha Mema.