Artistët ambasadorët më të mirë

803

Sa mirë do të ishte artistët tanë te na perfaqesonin në vend të ambasadorëve të rëndomtë, që i shokojnë gjërat nga lartposhtë. Kjo u pa edhe një herë në një nga emisionet më të mirpritura të vendit fqinjë “ Kardasians”, i mirnohuri Agron Llaka ka shpalosur edhe një herë virtutet e tija më të mira jo vetëm si një artist profesionist, por edhe si një njeri që di të vlerësojë mikpritjen e popullit grek. Mesazhet e tij në këtë emision ishin prekëse aq sa pati shumë duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Në mbyllje të emisionit Llakaj thekson se “gjitoni që të hap derën nuk është vetëm gjiton, por është vëlla”

agroni me shoke

-Nuk mund të flas mirë greqishten por i kuptojë ato që thuhen. Eshte hera e parë që një televizion grek në një Show fton një artistë shqiptar, dhe ky është një tregues mjaft i madh. Kështu ka filluar bisedën Agron Llakaj pas falenderimit që ju bë në përgjigje të ftesës. Unë kuptoj por mund të flas edhe greqisht dua që ato që them në shqip ta kuptojnë. Unë jam një artist. Greqia më pëlqen shumë. Është një vend i bukur, shumë i bukur. Unë besoj se Zoti e don Greqinë si shtëpinë e vet. Më pas Llakaj ka prekur dhe problemin e emigrantëve shqiptar dhe fëmijëve të tyre lidhur me legalizimin.

Në emision janë dhënë video ku eshte imituar edhe ish kryeministri shqiptar z. Sali Berisha etj.agroni-berisha