Avokati i Popullit: Të hapen dosjet, duhen mbyllur llogaritë me periudhën e komunizmit

803

IGLI TOTOZANI

 

Avokati i Popullit do t’i bashkëngjitet nismës së shoqërisë civile për hartimin e një ligji të ri lustracioni. Igli Totozani ka deklaruar se shoqëria shqiptare ka nevojë imediate të mbyllë një herë e mirë llogaritë me të kaluarën e saj komuniste.Duke marrë shkas edhe nga vizita e tij në Gjermani, Igli Totozani tha se përvoja gjermane e hapjes së dosjeve të ish-Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore (STASI) do të jetë një ndihmë e çmuar në tentativën e radhës që shoqëria civile në Shqipëri do të bëjë për të hapur dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit.

“Vizita në Gjermani ishte një vizitë e mrekullueshme. Diskutuam çështje që na interesojnë të dy palëve, mes tyre dhe kjo e të kaluarës komuniste. Pamë vendin ku ruhen dosjet e Gjermanisë Lindore. Kemi mbetur shumë të kënaqur në lidhje me qytetarinë dhe civilizimin në mënyrën si e kanë diskutuar këtë të kaluar”, tha Totozani.

“Edhe ne jemi pro hapjes së dosjeve, në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile, për të vendosur një qartësi për të kaluarën tonë ish- komuniste. Do të jetë një iniciativë e shpejtë, pasi ka nisur ndërkohë nga shoqëria civile dhe Avokati i Popullit do ta mbështesë. Duhet të mbyllim llogarinë tonë me të kaluarën tonë të periudhës së komunizmit,” deklaroi Avokati i Popullit.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: