Azilkërkuesit/ Ja sa shqiptarë janë deportuar në 3 muajt e parë të 2018-ës

Aktualitet Emigracioni

30 shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca dhe Belgjika mbërritën sot me avion në Aeroportin e Rinasit.

Si rezultat i bashkëpunimit  dhe koordimimit me Frontex dhe policitë homologe, është bërë e mundur që nga një janari deri në 10 prill 2018 të deportohen 4492 shtetas shqiptarë të parregullt, nga vendet e BE-së. Që prej gushtit 2017, vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin e këtij fenomeni, dhe në këtë kuadër, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, nuk janë lejuar të kalojnë të gjithë ata shtetas që nuk përmbushnin kushtet për të udhëtuar në zonën Schengen. 80 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara, janë proceduar gjatë kësaj periudhe në kuadër të masave parandaluese. Masat janë forcuar edhe në kufirin jeshil, ku si rezultat i patrullimeve janë kapur rreth 700 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e pranishme në Rinas, gjatë një pronocimi për mediat, ka theksuar se Policia e Shtetit edhe për vitin 2018, do të vijojë zbatimin e masave shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit.