Azilkërkuesit shqiptarë të parët në Ballkan

1640

 

Shqipëria  kryeson tashmë grupin e azil kërkuesve nga Ballkani në vendet e Bashkimit Europian. Sipas dokumentit të siguruar nga TCH, 1035 azilkërkues shqiptarë u regjistruan gjatë muajit shkurt në Gjermani, Belgjikë, Suedi, Luksemburg dhe Zvicër, duke kapur nivelin e serbëve që mbani npozicion udhëheqës deri në janar 2014. Sipas raportit të Frontex,1035 azilkërkues shqiptarë u regjistruan gjatë muajit shkurt në Gjermani, Belgjikë, Suedi, Luksemburg dhe Zvicër, duke kapur nivelin e serbëve që mbanin pozicion udhëheqës deri në janar 2014.

Por, raporti i 39 i FRONTEX shton dhe rritjen e azilkërkuesve në Britaninë e Madhe, ndërsa vëren kalime ilegale të kufirit shqiptar drejt Hungarisë. “Britania e Madhe raportoi për 140 aplikime për azil vetëm nga shqiptarët gjatë shkurtit 2014. Nëse këto të dhëna i shtohen numrit total të pesë vendeve të tjera të Shengenit, shqiptarët përbëjnë kombësinë kryesore gjatë shkurtit, duke ua kaluar serbëve me gati 100 aplikime.

Me shqetësim, raportimet e Hungarisë tregojnë se kalimi i paligjshëm kufitar prej shqiptarëve në kufirin serbo-hungarez është rritur në mënyrë të qëndrueshme prej nëntorit 2013″, thotë raporti. Në dy muajt e parë të vitit, vlerësohet 43% rritje azilkërkuesish shqiptarë në Shengen. Të paktën 824 vetë kërkuan azil vetëm në Gjermani, duke shënuar 2127 më shumë se gjatë shkurtit 2013. Ndërkohë që në Suedi u regjistruan 116 shqiptarë, (97%), 26 në Belgjikë (-33%), 54 në Luksemburg (39%) dhe 15 persona aplikuan në Zvicër, çfarë përbën 65% më shumë se muaji paraardhës.

Njësia e analizës së rrezikut në Varshavë tregon se për periudhën e analizuar, 3 shkurt deri në 2 mars 2014, pati 3100 aplikime gjithsej nga pesë vendet e Ballkanit, përfituese të regjimit pa viza, duke vlerësuar pozitivisht një rënie prej 17% në tërësi. Por, ndërsa vëren një ulje për aplikimet nga serbët, boshnjakët e maqedonasit, FRONTEX vëzhgon pothuajse dyfishim të kërkesave të shqiptarëve gjatë shkurtit krahasuar me janarin. Ndërkohë, shtetet anëtare rritën kthimet drejt vendeve të origjinës me 61%. Në shkurt, pesë vendet më të prekura të Shengenit riatdhesuan 1248 persona në Ballkan. Rreth 40% e azilkërkuesve shqiptarë u kthyen mbrapsht, 200 prej tyre forcërisht dhe 79 persona vullnetarisht. Zvicra mban rekordin për riatdhesimet, sipas këtij dokumenti, duke kthyer pesë veta për çdo aplikues të ri për mbrojtje ndërkombëtare.

 Fajon

azilkerkues 3Eurodeputetja Tanja Fajon deklaron për “Top Channel” se nuk përbën rrezik rikthimi i vizave në zonën Shengen, por rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, sipas saj, ka krijuar probleme shqetësuese. Ndaj Fajon kërkon nga qeveria që të marrë masa. “Nuk do të thosha se përbën rrezik sot, por ajo që dimë me siguri janë të dhënat e reja për azilkërkuesit shqiptarë në zonën Shengen, të ardhur më së shumti në Gjermani, që kanë pësuar rritje shqetësuese. Këtë vit po shohim një rritje që është domethënëse, ndaj do të doja të lajmëroja autoritetet vendase, që shpresoj se po punojnë për të bërë gjithçka në mënyrë që mos të përballemi me situatën kur një vend anëtar kërkon pezullim të përkohshëm të regjimit të lirë, pa viza. Në shkurt pamë një rritje prej më shumë se 100% krahasuar me janarin. Sigurisht, po të shohim numrat e azilkërkuesve, nuk janë shifra kaq të mëdha, por janë shqetësuese. Shqiptarët më së shumti po kërkojnë azil në Gjermani, në Zvicër ose Britani të Madhe dhe tashmë në BE, ne kemi një mekanizëm që do t’u mundësojë vendeve anëtare të rivendosin vizat. E unë nuk dua të shoh që të ndodhë kështu”, shprehet Fajon. Për eurodeputeten, “çdo vend anëtar mund të kërkojë rivendosjen e vizave për këdo nga vendet që përfiton sot prej regjimit të lirë. Kështu që ky rrezik ekziston, por nuk do të lëshoja alarmin. E rëndësishme është që Tirana, politikanët dhe autoritetet përgjegjëse, të punojë ngushtë me Brukselin dhe të bëjë vërtet gjithçka çfarë është e nevojshme, në mënyrë që njerëzit të jenë në dijeni se ata nuk duhet të udhëtojnë e të abuzojnë me rregullat. Sigurisht që komisioni do të dërgojë ekspertët për të bërë vlerësimin dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, ata mund të arrijnë konsensusin, pa ndryshuar legjislacionin e pa e diskutuar fare me Parlamentin Europian, që brenda pak javësh të rivendosen vizat për Shqipërinë apo këdo tjetër vend. Kjo është e mundur dhe tjetra që dua të përmend, është se e gjithë paketa për regjimin e lirë të vizave dhe reciprocitetin është para Gjykatës së Drejtësisë së BE-së. Komisioni vendosi ta sfidojë para gjykatës këtë paketë, për shkak të pjesës së reciprocitetit dhe abuzimit me aktet ligjore. Gjithsesi, ky mekanizëm është në fuqi, edhe pse nuk kemi një vendim të prerë nga gjykata”.

 Raporti

 Gjermani

Të paktën 824 vetë kërkuan azil vetëm në Gjermani, duke shënuar 2127 më shumë se gjatë shkurtit 2013. Ndërkohë që në Suedi u regjistruan 116 shqiptarë

 Britania

Britania e Madhe raportoi për 140 aplikime për azil vetëm nga shqiptarët gjatë shkurtit 2014. Në shkurt u riatdhesuan 1248 persona në Ballkan

 Kryediplomati

Bushati: NATO t’i hapë dyert për Ballkanin

“NATO duhet të pranojë rolin e vet të pazëvendësueshëm, si një katalizator i sigurisë në Europë dhe të punojë për politikën e ‘dyerve të hapura’ për pranimin e të tjera vendeve aspirante nga Europa Juglindore”. Mbi këto sugjerime, mbështet analizën e tij ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, publikuar në faqen prestigjioze “Project Syndicate”, ku shkruajnë udhëheqës botërorë dhe politikanë të njohur. Si kreu i diplomacisë së një vendi, që ai thotë se e kupton më shumë se kushdo vlerën e Aleancës së Atlantikut të Veriut, për shkak të së kaluarës së tij dhe rolit të NATO-s në Kosovë, në kontekstin e një Ballkani të trazuar, Bushati e nis këtë analizë me rastin e aneksimit të Krimesë nga Rusia, si kujtesë veçanërisht për vendet e Europës Lindore, se NATO përbën boshtin kryesor të sigurisë kombëtare dhe europiane. “Për sa kohë anëtarësimi në BE mbetet ende larg për këto vende, as Europa dhe as NATO nuk duhet të injorojnë sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor”, thekson ai. Në vija më të përgjithshme, anëtarët e aleancës duhet të pranojnë se territori i mbrojtur nga NATO është kthyer në një zonë me konkurrencë sa i përket sigurisë. “Shtyrja e vendimeve të vështira lidhur me aftësitë dhe rolin e ardhshëm të aleancës apo një bashkëpunim i mekët, nuk janë përgjigjja”, thotë Bushati, duke konkluduar se “nuk duhet kursyer asnjë përpjekje kur flitet për fuqizimin e NATO-s. Përndryshe, aneksimi i Krimesë nga Rusia e Putinit do të jetë vetëm fillimi”, analizon Bushati.

Burimi :Top Channel

azilkerkusit ne focusnews




Këtë e pëlqejnë %d blogues: