Baballarët e emigrantëve festojnë

baballaret ne profil

Comande Persempre / Athinë 27 nëntor 2014, Divani Caravel. Rastësisht kaloj para hoteli luksoz, në shkëlqimin e luksit, sytë më zënë mjaft fytyra të njohura të kollarisur e krekosur, baballarët e emigrantëve ξαναχτηπανε (godasin përsëri). Për të gjithë ata që nuk e dinë: Divani Caravel është një hotel luksoz me 5 yje në Athinë dhe çmimet e tij janë aq të shtrenjta, preferohet shumë nga sheikët dhe pse jo mund të behet steg dhe i “Sheikëve” të emigracionit, çdo fillim është i vështirë, tani që mësuan rrugën kush i mban.

Afrohem dhe pyes për kureshtje njërin nga rojet? Kush feston? – Janë të Ambasadës Shqiptare në Greqi u përgjigj. Bravo kushedi sa ka kushtuar, keni lekë ju shqiptarët me një nën qeshje dredharake. Natyrshëm shtrëngova grushtet, në vesh më buçitnin fjalët e rojës: keni lek ju Shqiptarët. Ironi e hidhur më vinte të ulërisja. Kalvari i vuajtjeve tona i agonive kalon para syve të mi. Institikivisht sytë më shkojnë tek një i njohur. I afrohem e pyes! Hyrja është e lirë? Jo, me ftesë.

-Cilët janë ata që janë ftuar e pyeta për inerci? Personalitete më tha përfaqësues të emigrantëve. – Emmm ti, si këtu? Pa dashur ta fyej se e kam mik të vjetër. -Epo unë jam në “filan” shoqatë, nëjse ti nuk i din të gjitha dhe buzëqeshte, detyra juaj të punoni përfaqësimin na e lini neve.

Nuk e di: urrejtje ndieja, përbuzje, ishte hera e dytë që më vinte të ulërisja, por e mbajta veten aq di aq thotë. Përfaqësuesi “Ynë ” i denjë nuk e di as 8 vjeçaren mirë në e ka mbaruar, por sa për servil e sahan lëpirës s’ja kalon njeri. Ironia e fatit më ndjek, aq të pasur jemi ne si shtet e se paskemi ditur. Në mesin e krizës kur çdo qeveri llogjike e botës mundohet të reduktojë harxhimet këta festojnë në “Hotelin Caravel” mos kishte të drejtë  “Berisha” se ne ja kalojmë për zhvillim dhe Gjermanisë?

Mendoj me veten time: Sa lekë duhet të ketë kushtuar salla, koktej, parkingu, rrogat e punonjësve të ambasadës, sa duhet të paguhen, punuan jashtë orarit. S ‘them e mirë festa jemi krenare që jemi bijtë e Shqipes, por me nje ambasadë një dynym tokë e bërë e re me lekët tanë ka plot ambiente për të festuar. Nuk është më mirë more vellezër sikur ato para të përdoreshin në ndihmë të emigrantëve në nevojë që fatkeqësisht janë të shumtë në Greqinë e fshikulluar nga kriza?

Edhe e sponsorizuar sikur të ishte ai “sponsori” do ish njëmijë herë më i nderuar të mbushte barkun e fukarenjëve e ndonjë dhuratë për fëmijët e emigrantëve të pa punë për festat e fund vitit. Mos besimi dhe urrejtja e emigrantëve ndaj institucionit legjitim Shqiptar ne shtetin Helen është shtuar. Urrejtje e mbledhur ne keto 23 vite por tashmë konvertuar në një “revolucion” mbarë emigrantë.

Këtë e vëmë re në gjitha rrjetet sociale, në rrugë, nëpër kafenete. E pëshpërisin nën dhëmbë edhe shoqatat serioze, federata por pa marr guximin të reagojë. Çdo ditë që kalon po humbet besimi, kupa e urrejtjes është mbushur e po derdhet. Ambasada dhe afera e saj korruptive vetëm përfaqësuese e emigrantëve nuk është: por luan rolin e “Qehajajt ” që vjel taksat e “Beut të madh ” e me rastin fut ndonjë dyshkë në xhepin e tij.

“Zoti e bekoftë Shqipërinë ” ..

baballaret ne fokus