Bamirësi : Nga burgu Alket Rizai mblodhi para për të ndihmuar një 8-vjeçare të sëmurë nga Kreta

Aktualitet Greqi

Ndodhi dhe kjo…Mes të tjerëve për të mbledhur para për mjekimin e 8-vjeçares jashtë vedit janë midis tyre edhe i burgosuri shqiptar i shumë njohuri në Greqi Alket Rizai.

Një veprim që ka lënë me gojë hapur vendasit, pasi ky njeri shihej si një kuçedër apo kriminel i rrezikshëm, ndërsa sot ky i dënuar shpalosi anën e tij prej shqiptari.

Vala e dashurisë për Evangelia Kastrinaki prej tetëdhjetëvjeçare nga Agia Marina Chania që vuan nga kanceri vazhdon, e cila udhëton me familjen e saj nga Kreta në Britaninë e Madhe pas parave të mbledhura dhe të nevojshme për trajtimin e saj.

Jannis Kastrinakis, gjyshi i  vajzës Evangjelia, i cili foli në televizionin e Kretës dhe falënderoi mijëra qytetarë nga Greqia dhe jashtë vendit të cilët mbështetën dhe ju gjenden pranë për mbesën e tij, duke theksuar se midis tyre është dhe i burgosuri në Domokos shqiptari Alkete Rizai,i cili telefonoi babanë e vangjelist, dhe i tha atij se ai kishte mbledhur para nga shokët e tij të burgosur për t’u dhënë atyre për trajtimin mjeksor të saj.

Duke folur për televizionin “Kreta e Re” ,Janis Kastrinakis midis të tjerave u shpreh se “Alket Rizai është një njeri i ndjeshëm dhe ka një zemër të madhe dhe mblodhi para . Përpjekja e tij na tronditi. Ai mori nga burgu djlin tim dhe i kërkoi për të ndihmuar Evangjelinë 8-vjeçare. Për mua Alket Rizai nuk është i keq, por është njeri me zemër. Unë nuk mund të gjykoj, por ai njeri tregoj se është një njeri i ndjeshëm me zemër të madhe”

Nga burgu Alket Rizai nëpërmjet avokatit tij është shprehur : “Ajo që ka rendësi është që fëmija të shkojë jashtë për mjekim dhe të bëhet mirë. Gjerat e tjera nuk kanë rendësi. Ishte dëshira ime dhe të tjerëve për të ndihmuar” Ky ishte mesazhi i të dënuarit shqiptar Alket Rizai.

Është një veprim i një të dënuari i cili dha një mesazh njerëzor, në një kohë që nga  Kreta ku ndodhet familja e vajzës së sëmurë janë 4 deputet po asnjë nga këta nuk mori mundimi të marrë në telefon familjen e vajzës