Banka e shtetit në duart e Mafies

1564

fullani sot

Bujar Nishani dhe Sali Berisha heshtin për skandalin e Fullanit, u emëroi bashkëshortet dhe kunatat në bankën e shtetit. Grabitja e bankës së shtetit nga stafi nepotik i guvernatorit Ardian Fullani ka nxjerrë edhe një herë në pah kalbëzimin e thellë të Bankës së Shqipërisë në të gjitha dimensionet. Protokolli i sigurisë së Bankës së Shqipërisë është thyer nga disa hajdutë, ndërsa Ardian Fullani vijon të jetë i dehur nga luksi dhe aferat. Paratë nuk janë inventarizuar prej vitesh, dhoma e parave nuk kishte kamera sigurie, ndërsa në vend të parave janë vendosur libra. Dita e punës për celulën e grabitësve në bankën e shtetit ishte vjedhja e parave dhe përsëritja e ritualit. Ndërkaq, skandali thellohet kur Ardian Fullani, në vend që të izolohej, këto ditë po argëtohet në plazhe dhe dasma. Ai nuk ka pranuar të prononcohet për vjedhjen duke e konsideruar si sekret hetimor. Ndërkaq, Ardian Fullani ka arritur t’ia mbyllë gojën klasës politike shqiptare, institucioneve ligjzbatuese, kryeprokurorit, presidentit dhe disa mediave. Ardian Fullani ka kapur deputetët dhe ministrat, pasi u ka emëruar në bankën e shtetit gratë, motrat, djemtë, kunatat, tezet, hallat, dhëndurët etj. Është vjedhur banka e shtetit dhe Presidenti i Republikës nuk reagon, pasi Ardian Fullani i ka punësuar Bujar Nishanit bashkëshorten në Bankën e Shqipërisë. As Sali Berisha, njeriu që i dha Fullanit mandatin e dytë, nuk flet. Berisha bëri dje një bilanc të 300 ditëve të qeverisë, por nuk tha asnjë fjalë për supervjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Berisha hesht pasi Ardian Fullani i ka emëruar kunatën në bankën e shtetit. Miranda Rama, kunata e Sali Berishës, është këshilltare e Guvernatorit

banka ne focus

Heshtin deputetët    Është vjedhur banka e shtetit dhe deputetët heshtin, pasi Ardian Fullani u ka punësuar gratë, motrat dhe vajzat. Është vjedhur banka e shtetit dhe Kuvendi nuk e shkarkon me urgjencë guvernatorin, pasi guvernatori e ka kapur parlamentin. Edhe nëse guvernatori nuk i ka futur në xhep paratë e grabitura, ai është përgjegjësi kryesor për këtë histori. Ndërsa Ardian Fullani vijon të jetë i lirë pas skandalit me supervjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë, prej katër vitesh, tashmë imazhi i Bankës së Shqipërisë është shkatërruar.  Vjedhja e bankës, një ngjarje e paralajmëruar  Vjedhja e bankës së shtetit shqiptar është një skandal i paralajmëruar. Prej pesë vitesh, mediat kanë denoncuar sistematikisht shpërdorimet, aferat, kërdinë dhe papërgjegjshmërinë e Ardian Fullanit në Bankën e Shqipërisë. Mediat kanë denoncuar sistematikisht shpartallimin e gjithanshëm të Bankës së Shqipërisë nga një staf nepotik dhe klientelist, thellësisht i politizuar. Ndaj dhe vjedhja e thesarit të bankës së shtetit konsiderohet një pasojë e pritshme e situatës së krijuar në Bankën e Shqipërisë.    Shkelje e rregullores    Një rregullore e brendshme e Bankës Qendrore sanksiononte hyrjen në magazinën e lekut stok vetëm të një grupi prej 5 personash dhe jo në mënyrë individuale. Në këtë mënyrë çdo veprim ka qenë i urdhëruar të kryhej në grup, pikërisht për të shmangur çdo abuzim. Në fakt nuk ka ndodhur kështu! Dëshmia e Ardian Bitrajt i ka shtyrë prokurorët të hetojnë edhe për personat e tjerë që duhej të merrnin pjesë në veprimet në magazinë, sipas rregullores. Prokurorët kanë verifikuar gjithashtu se paratë që merrte Bitraj ishin të rregullta, por të paregjistruara në sistemin e Bankës Qendrore. Ky veprim, sipas hetuesve, bëhej vetëm kur ato hidheshin në treg, sipas politikave monetare.

Emërimet politike nepotike në Bankën e Shqipërisë

1. Miranda Rama, (kunata e Sali Berishës) Këshilltare e Guvernatorit.

2. Adela Bode, (vajza e Ridvan Bodes) Departamenti i Stabilimentit Financiar.

3. Megi Topalli, (vajza e Jozefina Topallit) Departamenti i Kërkimeve

4. Odeta Nishani, (gruaja e Bujar Nishanit) Departamenti i Administrimit.

5. Helga Strazimiri, (motra e Genti Strazimirit) Departamenti i Mbikëqyrjes.

6. Blerta Kruja, (motra e Keltis Krujës) Departamenti i Administrimit.

7. Anila Muçka, (kunata e Adriatik Llallës) Departamenti i Burimeve Njerëzore.

8. Evis Çeli, (kunata e Arben Imamit) Departamenti i Sistemeve të Pagesave.

9. Gejsi Çeku, (djali i Robert Çekut) Departamenti i Kontabilitetit.

10. Anjeza Harizaj, (vajza e kryetarit të PD-së Kavajë, nusja e djalit të Fatos Bejës)

11. Kristi Kromidha Nano, (vëllai i Xhoana Nanos) Departamenti Juridik.

12. Eduart Roku, (nipi i Guvernator Fullanit) Departamenti i Burimeve Njerëzore. 13.

Elsa Zhulali, (vajza e Safet Zhulalit, kunata e Aldo Bumçit) Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë.

14. Onos Topi, (djali i tezes së Blendi Fevziut) Departamenti i Statistikës.

15. Besnik Dedja, (daja i gruas së Samir Mane TEG-ut) Arshiva Elektronike

16. Lorna Tabaku, (motra e Jorida Tabakut) Departamenti i Mbikëqyrjes

17. Lavdie Memiaj, (kunata e Shaban Memisë) Departamenti i Pagesave 18. Ledia Bregu, (kushërira e parë e Majlinda Bregut) Departamenti i Kontrollit

19. Juna Bozdo, (motra e Eno Bozdos) Departamenti i Mbikëqyrjes

20. Olta Rushaj, (mbesa e Dash Pezës) Departamenti i Mbikëqyrjes

21. Eduard Sinani, Drejtor i Sigurimit, vëllai i Dëshira Subashit (ish- anëtare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve).

22. Arben Beja, (djali i Fatos Bejës) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

23. Marilda Shkurti, (vajza e dajës se Guvernator Fullanit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Burimi: SOT

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: