Basha e Selami përballë demokratëve në Tiranë

Aktualitet

Pavarësisht se dy kandidatët për kryetarë të PD Lulzim Basha dhe Eduard Selami shtrënguan duart para demokratëve të Tiranës, ata nuk ishin në një mendje me zhvillimet në PD dhe të ardhmen e saj.

Zoti Basha tha se qeveria socialiste ka blere masivisht vota në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai tha se shumë familje janë paguar deri në 20 mijë lekë për të mos shkuar në votime dhe për të votuar për PD. “Ne kemi dalë një forcë morale e pa cënuar nga zgjedhjet dhe e kemi lartësuar kuotën se nuk u futëm në lojën e pistë të shitblerjes së qytetarëve” tha zoti Basha.

Ai bëri thirrje për bashkimin e demokratëve si kusht për fitoren e PD.
Ndërsa zoti Selami akuzoi ish kryetarin Basha si përgjegjës për këtë humbje, ndërsa tha se ai duhej të jepte dorëheqjen. Sipas zotit Selami shkaku duhet shikuar tek vetja dhe jo tek kundërshtarët. PD është sot më pak demokratike se sa kur e mori zoti Basha në fillim, tha zoti Selami. PD duhet kthyer në një forcë kur gjithkush duhet ta shikojë veten të vlerësuar, shtoi ai.