Basha: Maxhoranca e ka mizën nën kësulë.

735

basha profil

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilëson të çuditshme dhe qesharake kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një komisioni hetimor, në lidhje me akuzat për përfshirje të Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.  Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kryetari Basha theksoi se mazhoranca po mban qëndrimin e dikujt “që e ka mizën nën kësulë”.

“Të enjten e kaluar u munduan të silleshin si gaztorë, këtë të enjte kanë paralajmëruar të sillen si të shkalluar. Duan të hetojnë pse e tha ai që e pa, pse nuk mbyllen sytë specialistët në ushtri apo Policinë e Shtetit, pse e panë.  Duan ti japin mësimin e heshtjes këtyre punonjësve dhe përmes tyre edhe drejtësisë”- deklaroi Basha.

Kreu i PD-së shprehu vendosmërinë e opozitës për të bërë transaprencë lidhur me këtë çështje, që siç tha ai, është jetike pasi ka të bëjë me kapjen ose jo të shtetit nga krimi.

“Drejtësia do ta thotë fjalën e e saj përfundimtare dhe ne e inkurajojmë. Ujkun nuk e krijuam ne, ne kemi dhënë alarmin dhe nuk ndalemi derisa të qartësohet i madh e i vogël për të vërtetën. Transparenca është jo vetëm vlerë, jo vetëm detyrim, por e drejtë themelore e qytetarëve në demokraci. Beteja jonë për transparencën e trafikut do të vazhdojë. Deputetët tanë e kanë thirrur prapë ministren Kodheli në komisionin e sigurisë, për ta pyetur për trafikun e lëndëve narkotike duke përdorur asetet logjistike të Forcave të Armatosura.”- vijoi Basha.

Kreu i PD-së Basha akuzoi më tej qeverinë se ka goditur kompetencat e kreut të shtetit, si në rastin e ILDKP, ashtu edhe për sa i përket propozimeve për gjyqtarë.

“Qëllimi i vetëm i dyshes Rama-Meta është ta shndërrojnë Shqipërinë në republikën e oligarkisë”, tha Basha.

Sipas tij, Shqipëria po kalon një moment të rrezikshëm. “Por ne jemi në këmbë dhe do jemi në këmbë. Shqipëria në protestë, është gati të kthehet në Shqipëria në revoltë kundër oligarkisë Rama-Meta”, theksoi Basha.

basha ne focus news




Këtë e pëlqejnë %d blogues: