Menjëherë pasi qeveria e re mori zyrtarisht detyrën, kreu i PD-së, Lulzim Basha në vend që ta uronte qeverinë e re, nisi sërish me akuza. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Basha tha se Rama si kryeministër ka bërë kërcënime të parecedentë. “Rama tha se ende nuk e keni parë dhunën. Kërcënimi i tij është i paprecedent. Rama ka mashtruar zgjedhësit dhe mashtrimet e tij elektorale do të thellohen. Por gaboheni rëndë zoti Rama. Sepse populli nuk duron që të dhunohet opozita e tij, pasi e konsideron atë si një vlerë të demokracisë. PD është një forcë e fortë e pathyeshme, kjo qeveri Ju bëj thirrje të tërhiqni kërcënimin ndaj opozitës, të kërkoni ndjesë para qytetarëve, parlamenti është shtëpia e përballjes e përfaqësuesve të popullit, ju ftoj ta nderoni atë duke hequr dorë nga kërcënimet. Në të kundërt do të përballeni me pasoja që mund ti merrni vetë me mend”, tha Basha.