Berisha: Rama ngatërron spitalet me shtëpitë publike

761

berisha2

Kryeministri Berisha deklaroi dje se kryetari i opozitës, Edi Rama, ngatërron spitalet me shtëpitë publike. Duke iu referuar një deklarate të kryesocialisti Rama, Berisha tha se kreu i opozita ka fyer bluzat e bardha. “Në qoftë se spitalet të duken shtëpi publike, ke rënë në një botë apo në Shqipërinë e gënjeshtrave, siç thua ti. Spitalet kanë të metat e problemet e tyre, por absolutisht në po ato spitale bëhet një punë ndër më tëshkëlqyerat, shpëtohen çdo minutë,orë e ditë jetë njerëzish; në po ato spitale, që kanë të meta e defekte, në mënyrë të padiskutueshme ekziston edhe teknologjia më moderne e kohës, në shërbim të sëmurëve. Të shprehesh siç është shprehur zoti Rama, është shumë e rëndë”, theksoi Berisha. Kryeministri i bëri thirrje kryesocialisti t’u kërkojë falje bluzave të bardha. “Para se të nis rendin e ditës, dua të bëj një koment që nuk është shumë i zakonshëm, por më detyron ndofta jo aq detyra e Kryeministrit, por fakti se për gati gjysmë shekulli, me bluzë të bardhë u kam shërbyer të sëmurëve ditë e natë. I kërkoj z. Rama të tërheqë publikisht, fjalën shumë pamend që ka thënë për infermieret. Unë sërish dua të them se në ditët e para të punës sime, student e më vonë, unë jam frymëzuar nga heroizmi e përkushtimi i punës së tyre. Mjeku nuk e ka të thjeshtë detyrën, e ka të vështirë, me përgjegjësi e të komplikuar, por edhe më të vështirë e ka infermieria.


Të lëshosh fjalë të pakontrolluara në adresë të infermiereve, është shumë e papranueshme, ndaj unë i kërkoj në mënyrë të vendosur, të kërkojë publikisht të falur. Së pari, për kontributin e jashtëzakonshëm që ato japin. Rama nuk mund të na thotë mua e shqiptarëve se ka një profesion më të mundimshëm se profesioni i infermieres. Së dyti, ato janë vajza, gra, nëna, motra dhe nuk

kisha dëgjuar kurrë ndonjëherë diçka të tillë. Gjatë gjithë këtyre ditëve mendova se ai do të bënte një falje publike, por nuk e bëri. Rama, duhet ta bësh se ke tejkaluar çdo kufi elektoral. Ajo është fjalë shumë e pamenduar. Çdo të thoshte zoti Rama, nëse kryeministri do të jepte një urdhër të mos e pranoni në spital të pashoqëruar me bashkëshorten! Fushatë le të bëjë, t’i kundërshtarit adresojë çfarë të dojë, por jo infermieres, mësuesit e mësueses, punonjësve të thjeshtë. Këta janë pasuri kombëtare”, tha Berisha.

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: