Berlini: Asnjë “zgjidhje” nuk pritet nga Samiti i BE per emigracionin

Bota Emigracioni

Qeveria gjermane ka përjashtuar sot një “zgjidhje” evropiane për çështjen e emigrantëve në samitin e BE më 28 dhe 29 qershor, kur mbijetesa politike e Angela Merkelit varet shumë nga ajo.

Nuk do të ketë një zgjidhje gjithëpërfshirëse për problemin e migracionit në samitin e BE deri në fund të javës së ardhshme,” tha zëdhënëse, Ulrike Demmer, gjatë njoftimit të gazetarëve. Vendet e ndryshme evropiane mbeten thellë të ndara në këtë çështje.

Ky samit, që do të mbahet në Bruksel, do të jetë “një shkëmbim i parë me Shtetet Anëtare të interesuara dhe të përfshira, asgjë më shumë, asgjë më pak.

Ministri i brendshëm gjerman Horst Zeheffer, kreu i CSU bavarez, i cili për tre vjet ka kritikuar ashper Angela Merkel mbi çështjet e refugjatëve, ka kërcënuar perseri se do të riatdhesojë të gjithë ata në kufi në fillim të korrikut te gjithe emigrantët tashmë qe me pare jane të regjistruar në një vend tjetër të BE. Kriza ka shpërthyer gjithashtu në një nivel evropian, me një revoltë të vendeve qe ndodhen në ballë të marrjes së emigrantëve, veçanërisht të Italisë, e cila kërkon një shpërndarje më të mirë të barrës logjistike dhe financiare

Përveç Gjermanisë dhe Francës, Italise, Greqise, Maltes, Spanjes, Austrise, Bullgarise, Belgjikrs dhe Hollandes priten në samitin e së dielës. Sipas Komisionit, lista është e hapur edhe për vendet e tjera që dëshirojnë të marrin pjesë. Megjithatë, vendet e Vishegradit në Evropën Lindore mbështesin një vijë të ashpër mbi çështjen e emigracionit dhe kanë përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes në këtë takim