Beyonce: Nuk jam feministe

Beyonce 1

 

Përgjatë viteve ka prodhuar shumë këngë me temë feministe, si në karrierën solo ashtu edhe me grupin Destiny’s Child, por Beyonce nuk është e sigurtë nëse mund të quhet një feministe. Në një intervistë për versionin britanik të revistës ‘Vogue’, këngëtarja thekson: “Fjala feministe është shumë ekstreme. Ndoshta jam një feministe moderne dhe besoj tek barazia gjinore.” Edhe pse ajo ka arritur gjithçka që një femër mund të dëshirojë, Beyonce mendon se ka shumë vend për përmirësim në botë kur bëhet fjalë për barazinë gjinore.