Borxhi, 53 kushtet e FMN-së

borxhi ne focusnews

Zbardhen angazhimet e qeverisë. Miratimi i marrëveshjes dhe angazhimet e qeverisë,  si dhe raportimi i qeverisë për FMN-në kanë përplasur në Parlament qeveri-opozitë. Në kohën që Ministri i Financave Shkëlqim Cani ndodhet në Uashington për takimet me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, zbardhet memorandumi mes qeverisë Shqiptare dhe FMN-së në lidhje me marrëveshjen e huasë prej 331 milionë euro, kësti i parë i të cilës do të lëvrohet javën që vjen. Në memorandumin me 53 pika janë specifikuar të gjithë sektorët ku duhet të punojë fort qeveria shqiptare si dhe të gjitha reformat që duhet të ndërmerren për të paktën tre vitet e ardhshme. Në asnjë pikë të marrëveshjes nuk janë parashikuar kushte mes palëve, por janë përcaktuar qartë objektivat që duhet të përmbushë qeveria shqiptare si dhe asistenca teknike dhe financiare do të ofrohet nga ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar brenda afatit të “kontratës”.

Memorandumi

Ulja e borxhit publik, ulja e deficitit fiskal, reforma në sistemimin e pensioneve dhe në atë energjetik, mbrojtja e shtresave në nevojë dhe konsolidimi i politikës fiskale, ulja e kredive të këqija dhe politika monetare për garantimin e likuiditet nga sistemi bankar janë zotimet kryesore që ka ndërmarrë qeveria shqiptare para institucionet më të rëndësishëm financiar ndërkombëtar. Gazeta “Shekulli” zbardh memorandumin me 53 pika ku përveç një panoramës për çdo sektor për dy vitet që lamë pas janë pasqyruar edhe angazhimet për tre vitet e ardhshme.

Politika e Shpenzimeve

Një seksion i veçantë në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar i është kushtetuar poli- tikave të shpenzimeve. Në këtë kapitull janë përcaktuar saktësisht dy objektiva kryesorë: i pari është ngritja e një Komisioni për Reformën e Pensioneve për të projektuar një strategji për këtë sektor, e cila duhet të përfundonte në fund marsit të këtij vit, ku është parashikuar reformimi i sistemit të pensioneve dhe në pikën e dytë është parashikuar që Këshilli i Ministrave të aprovojë një strategji të reformës së pensioneve në fund të dhjetorit të vitit 2014.

Kriteret e performancës

Një nga kriteret e performancës që duhet të përmbushë qeveria shqiptare është vënia nën kontroll e borxhit publik. Sipas memorandumit, borxhi i jashtëm përcaktohet në pajtim me kriterin e rezidencës. Termi “borxh” do të kuptohet të ketë kuptimin e një detyrimi faktik, d.m.th., jo rastësor, të krijuar nga një angazhim kontraktual nëpërmjet dhënies së vlerës në formën e aseteve duke përfshirë monedhën ose shërbimeve, dhe që kërkon që debitori të bëjë një ose më shumë pagesa në formën e sendeve pasurore (duke përfshirë monedhën) ose shërbimeve, në një moment apo disa momente të caktuara në një kohë të ardhme; këto pagesa e shlyejnë principalin dhe/ose interesat që kanë ndodhur sipas kontratës.

Borxhet mund të marrin një numër formash, ku kryesorët janë: huatë, d.m.th., paradhënie parash dhënë debitorit nga huadhënësi që bëhet mbi bazën e një angazhimi që debitori do të shlyejë fondet në të ardhmen duke përfshirë depozitat, obligacionet, dëftesat e borxhit, huatë tregtare ose kredi të blerësit dhe shkëmbimet e përkohshme të sendeve pasurore që janë të barasvlershme me huatë tërësisht të vëna kolateral sipas së cilës debitorit i kërkohet të shlyejë fondet dhe zakonisht të paguajë interes, duke riblerë kolateralin nga blerësi në të ardhmen. Kreditë e furnitorëve, d.m.th., kontratat ku furnitori lejon debitorin të vonojë pagesat deri në një kohë pas datës të së cilës mallrat dorëzohen ose shërbimet jepen dhe dhëniet me qira, d.m.th., masa sipas të cilave pasuria jepet dhe qiramarrësi ka të drejtën të përdorë për një ose disa periudha të specifikuara kohe që janë zakonisht më të shkurtra se jetëgjatësie e pritshme e shërbimit të pronës. Për qëllimet e programit, borxhi është vlera e tashme (në fillim të qirasë) e të gjitha pagesave të qirasë që priten të bëhen gjatë periudhës së marrëveshjes duke përjashtuar ato pagesa që mbulojnë operacionin, riparimin ose mirëmbajtjen e pronës.

Miratimi i marrëveshjes, përplasja qeveri-opozitë

Në ditën e miratimit të marrëveshjes Qeveri-FMN në parlament, më 3 prill 2014, Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se marrëveshja nuk do të sjellë rritje të taksave apo barrës fiskale në tërësi ndaj qytetarëve, ndërsa opozita e konsideroi atë produkt të dështimit dhe paaftësisë së Qeverisë dhe skllavëruese për qytetarët dhe vetë ekonominë. “Nuk do të rriten taksat, nuk do të ulen pagat, nuk do të ulen pensionet”, deklaroi Cani. I menjëhershëm ishte reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha. “Besoni se shqiptarët do të besojnë mashtrime të tilla, se ua keni ulur taksat? Po ky është cinizmi më ekstrem. Besoni se shqiptarët do t’ju duartrokasin që zotoheni, që për çdo biletë udhëtimi do t’i tatoni; se zotoheni të rrisni nga 50 për qind taksën për makinat e përdorura; se i zotoheni njerëzve më të lodhur në Europë t’ua zgjasni pensionin në 67 vite”, reagoi deputeti demokrat Sali Berisha. Opozita tha se marrëveshja do të ketë pasoja shkatërruese në ekonomi për shkak të kushteve, sipas saj të rënda që FMN i ka vendosur qeverisë nga mosbesimi ndaj saj.

stema fmn

Raportimi i qeverisë për FMN-në

1.Tabelën përmbledhëse fiskale, duke përfshirë deficitin e përgjithshëm të buxhetit, me bazë likuiditeti të modifikuar;

2. Lëshimin e bonove të thesarit nga Ministria Financave, duke përfshirë vlerën bruto dhe likuiditetin e marrë; 3. Faturat e privatizimit; 4. Informacion për kontraktimin dhe garantimin e borxhit të ri;

5. Informacion për stokun e borxhit afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë; 6. Informacion për grantet zyrtare për projektet ose për qëllime të mbështetjes së buxhetit;

7. Informacion për stoqet e prapambetjeve të shpenzimeve të identifikuara në Strategjinë e Parandalimit dhe Shlyerjeve të Prapambetjeve, dhe përparimin në shlyerjen e prapambetjeve; 8. Informacion mbi akumulimin e prapambetjeve të reja në ministritë e qeverisë qendrore; 9. Informacion mbi zbatimin e kontrolleve më të fuqishme të prokurimit dhe angazhimit.

Memorandumi i Politikave Ekonomike dhe Financiare

Ky Memorandum parashtron programin ekonomik të Qeverisë së Shqipërisë, duke theksuar reformat politike dhe strukturore që do të ndërmerren nga qeveria për periudhën në vazhdim me mbështetjen e FMN-së. 1. Do të reduktojmë problemet e lidhura me borxhin duke i vendosur financat publike mbi një bazë të qëndrueshme.

2. Do të ulim pasigurinë e trashëguar për bizneset dhe konsumatorët. 3. Do të përmirësohet qëndrueshmëria ekonomike në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

4. Rritje të kërkesës së brendshme.

5. Përmirësimi i sektorit financiar.

6. Ulje të Deficiti fiskal.

7. Llogaritjet paraprake të stogut total të pagesave të prapambetura.

8. Konsolidim fiskal për të vendosur financat publike mbi një bazë të qëndrueshme ulje e borxhin publik.

9. Konsolidimi afatmesëm fiskal do të jetë gjithashtu çelësi për arritjen e qëndrueshmërisë fiskale.

10. Ne synojmë një deficit fiskal prej rreth 4.0 për qind të GDP-së në vitin 2014.

11. Buxheti i vitit 2014 përfshin disa masa politikash për mbështetjen e konsolidimit fiskal.

12. Ne do të zbatojmë iniciativa për lehtësimin e barrës së rregullimit fiskal për individët dhe bizneset e vogla.

13. Buxheti i vitit 2014 përfshin një kontingjencë në rast të mungesave të të ardhurave.

14. Përmirësimi i administratës tatimore do të jetë i rëndësishëm për realizimin e objektivave të programit. 15. Për bizneset ndaj të cilave qeveria ka detyrim shuma të papaguara të prapambetura, ne do të kontrollojmë të dhënat e pagesave tatimore dhe do të llogarisim neto borxhin tatimor nga pagesat e prapambetura që ata marrin.

16. Do të fillojmë përgatitjet së shpejti për të kaluar tek taksa e pronës e bazuar në vlerësim deri në vitin 2015.

17. Reforma në Administratën Publike është pikë kryesore e axhendës sonë politike.

18. Reforma e pensioneve është një prioritet kyç afatmesëm.

20. Ne planifikojmë gjithashtu të fillojmë një përpjekjegjithëpërfshirëse për reformën e qeverisjes vendore. 21. Finalizimi i projekteve infrastrukturore në vazhdim është prioriteti ynë kryesor.

22. Prioriteti ynë parësor është përmbushja e detyrimeve të pagesave qeveritare dhe shmangia e detyrimeve të reja.

23. Shlyerja e pagesave të prapambetura do të udhëhiqet nga një strategji e likuidimit dhe parandalimit transparent dhe gjithëpërfshirës.

24. Ne jemi të angazhuar për shmangien e grumbullimit të pagesave të prapambetura.

25. Do të përmirësojmë procedurat e raportimit dhe aprovimit për urdhrat e prokurimit. 26. Ne jemi duke planifikuar kryerjen e disa përmirësimeve shtesë në menaxhimin financiar publik në vitin 2014.

27. Ne planifikojmë fillimin e prezantimit të kufijve të angazhimeve financiare me buxhetin e vitit 2015 28. Për të monitoruar ndonjë grumbullim të ri potencial të pagesave të prapambetura.

29. Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për të ruajtur stabilitetin e çmimeve sipasnjë kuadri të synuar nga inflacioni. 30. BSH mbetet e angazhuar ndaj një regjimi të lirë të shkëmbimit valutor tëluhatshëm. 31. Instrumenti kryesor i politikës monetare do të vazhdojë të jetë norma një javore emarrëveshjes së riblerjes. 32. BSH do të monitorojë nga afër situatën në sektorin bankar për të garantuar se do të mbetet e mirë-kapitalizuar dhe likuide.

33. Ulja e Kredive të Këqija është një prioritet dhe BSH do të fokusohet në masatpërkatëse dhe do të garantojë forcimin e standardeve për huatë e reja. 34. Do të rishikohet Ligji mbi Falimentin. Ligji aktual është i pamjaftueshëm,veçanërisht në lidhje me caktimin e afateve për procesin dhe likuidimin e pronës. 35. Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë të forcojë kuadrin e saj makro-prudencial.

36. BSH do të përmirësojë më tej instrumentet e saj për testimin e defekteve. 37. Qeveria e Shqipërisë planifikon marrjen e masave që do të lehtësojnë zhvillimin e tregut dytësor për letrat me vlerë qeveritare. 38. Ne do të forcojmë gjithashtu kuadrin rregullator për sektorin financiar jo-bankar.

39. Për të fuqizuar bashkërendimin e politikës makroekonomike, ne kemi ndërmarrë hapa për të institucionalizuar këtë bashkëpunim. 40. Klima e Biznesit është një faktor i rëndësishëm në fuqizimin e investimeve.

41. Do të ndërmarrim një vlerësim të plotë të kuadrit rregullator për biznesin për agjendën afat-mesme. 42. Një reformë e procedurave të regjistrimit të biznesit do të ketë prioritet të lartë.

43. Ne gjithashtu planifikojmë një sërë reformash në sektorin bujqësor, që ne besojmë që ka potencial të konsiderueshëm të pashfrytëzuar.

44. Për mbrojtjen sociale, qeveria përpiqet të përmirësojë barazinë dhe efikasitetin e sistemit. 45. Ne po zhvillojmë një iniciativë për të plotësuar përfitimet sociale me trajnimprofesional me qëllim që të aftësohen përfituesit për të gjetur punë.

46. Task Forca për reformën e sektorit të energjisë dot ë zhvillojë një strategji afatmesme, në bashkëpunim me Bankën Botërore. 47. Masat administrative janë planifikuar për të ulur humbjet e sistemit dhe të zgjerojnë bazën e paguesve të faturave. 49. Përfundimisht, ne planifikojmë të përmirësojmë rrjetin e shpërndarjes së energjisë për të rritur sigurinë e furnizimit dhe pakësuar humbjet.

50. Ne parashikojmë një agjendë të plotë për reformën arsimore dhe asaj në shëndetësi 51. Ne planifikojmë të fillojmë një rishikim të plotë të kuadrit ligjor të Integrimi Europian në pajtim me rekomandimet e Raport Progresit të Komisionit Europian.

52. Përmirësimi i shkëmbimit të të dhënave ndërmjet agjencive është një prioritet meqëllim përmirësimin e afateve besueshmërisë të llogarive kombëtare dhe statistikave te tjera makroekonomike.

53. Programi do t’u nënshtrohet rishikimeve tremujore për pesë rishikimet e para dhe gjysmëvjeçare pas tyre, bazuar në kriteret e performancës, objektivat tregues dhe objektivat strukturore.