Braçe: Berisha nuk e ka kuptuar dhe as nuk e pranon humbjen !

 

brace5

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së Erla Mëhillit, e cila tha se pretendimi i opozitës për një “qeveri kujdestare” deri në konstituimin e qeverisë së re është antikushtetues.

Brace: “Sali Berisha as e ka kuptuar që ka humbur dhe as që e pranon humbjen! Paska nxjerrë zëdhënësen të thotë: Rama po sulmon, Rama po merr revansh, ne-d.m.th. Berishët, kemi mandat deri në shtator, ne-d.m.th. Berishët, do vendosim deri në shtator. Eeej, keni humbur! Berisha humbi, e ndëshkoi populli me votë, e përzuri nga pushteti! Tamam për këtë ju e qatë me lot! Për ditë të tëra e qatë! Nuk ka më shqiptarë që presin më prej Berishës! Nuk presin më asnjë vendim prej tij! Duan vetëm të ikë! Tani dhe pa lënë litarin jashtë!”, perfundon deputeti socialist, Braçe.