Brdariç: Nuk e kuptova pse gjyqtari anuloi golin, ja pse i vonova zëvendësimet

Futboll Sporti

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç u pa i mërzitur në konferencën për shtyp pas ndeshjes duke u shprehur:

‘’Kjo është arsyeja pse e dashurojmë futbollin. Natyrisht që dhemb kur e di që ishe me 1 lojtarë më shumë dhe nuk fiton, por nuk ndodhi dhe nuk jemi të zhgënjyer.

VAR-i dhe vendimet e arbitrit? E para e punës, më vjen mirë që e kemi VAR-in, dhe duhet të përballesh me të gjitha vendimet si në të mirën tonë, dhe kundër nesh. Nuk e kuptova te situata e fundit te goli, mua nuk mu duk pozicion jashtë loje, se di pse e mori atë vendim. Në qoftë se shikojmë Selmanin, ka një këmbë të shtyrë, dhe në një linjë me Aralicën. Dora gjithashtu nuk është pozicion jashtë loje, nuk ka lidhje.

Nuk e kuptoj se kur kishim avantazhin, nuk ishim të sigurte dhe të qetë. Duhet të ishim më të mbledhur dhe më të përmbajtur për ta menaxhuar këtë situatë.

Pozicioni i Gurishtës dhe zëvendësimet e vona? Doja t’i zëvendësoja pak më herë lojtarët, por vendosëm të prisnim pak, dhe kjo gjë ndodh. Gurishta në qendër të mbrojtjes bëri një paraqitje të mirë. Në rastin që pësuam gol ishte me Adilin, dhe duhet ta kishin menaxhuar më mirë pësimin e golit’’, tha Bardariç.