Çlirimi prej skllavërisë shoqërore

941

sklla 3 stema

Astrit Kosturi /  Si quhet një vend, që shfrytëzohet e përdoret si treg, që i imponohen taksa – tatimet, doganat dhe të gjitha llojet e politikave?
Investimet e huaja në një vend ku nuk flitet për zhvillim, janë skllavëri!…
Shqipëria prej viteve ’90 e deri tani, jo vetëm nuk u zhvillua, por ekonomia e saj shumëdegëshe (që e kishin zili shumë vende në botë) u shkatërrua, u grabit dhe u plaçktit barbarisht!
Gjithashtu, asnjëherë nuk do të harrohet, se ky shkatërrim e degjenerim qe shumëplanësh: historik, politik e moral, institucional etj.
Vazhdimisht, për 24 vite me radhë nuk u fol asnjëherë për strategji zhvillimi dhe kurrë nuk u shtruan shinat, mbi të cilat do të ecte vendi drejtë të ardhmes.
Vetëm u hodh baltë mbi historinë dhe epokën e shndërrimeve 45 vjeçare, u premtua në mënyrë retorike demokracia, liria dhe Europa, madje mbi trupin e cfilitur të Shqipërisë u krjijuan për këtë, dhjetëra organizma për integrimin, ministri e posaçme (edhe pse Ministria e Jashtme e kishte detyrë parësore), u ngrit partia e servilëve dhe e interexhinjëve (LSI), shpenzime e abuzime pafund…!
Gjithçka që u premtua u bë për të joshur e mashtruar popullin shqiptar, gjithçka për sundimin dhe pasurimin ekstrem të tyre, sikur politikanët “tanë” të mos e dinin se ky proces do të zgjaste disa dekada!…
Sikur politikanët “tanë” të mos e njihnin “Teorinë e kapitalizmit të çrregulluar e të babëzitur”, të praktikuar që prej krizës së viteve ’70!…
Sikur politikanët “tanë” të mos e dinin se Rendi i Ri Botëror (New World Order), kjo perandori e padukshme udhëhiqet nga “Teoria e komplotit”, me të cilin nënkuptohet një shoqëri e fuqishme dhe sekrete, që synon pushtimin e botës nëpërmjet një “qeverisjeje” të vetme planetare!
Por, ç’ eshte Shqipëria jonë e vogël, e grabitur dhe e shkatërruar, përballë kthetrave të këtij djalli të pangopur?!…
Por, joshja e politikanëve tanë nuk ka asnjë moral e kufi, kur bëhet fjalë për pushtet e privilegje të egos së tyre, pavarësisht se kjo grykësi është uri, vuajtje, depresion dhe mjerim për masën e gjërë të popullit!…
Në këto kushte, kur interesat popullore janë tradhëtuar, vjen Ora e Kushtrimit…!

Bëhet emergjente, që politikanët të zbresin nga maja e plehut, për t’u ribërë njerëz e më pas qytetarë!…
Dhe kjo nuk vjen as vetvetiu dhe as prej politikanëve “tanë”, që në këto 24 vjet janë të inkriminuar e të zhytur në llum deri në fyt!…
Modeli europian dhe botëror i të pasuruarit pa punuar (përmes lojrave financiare e monetare), eshte në degradim, por popujt kudo në botë reagojnë, protestojnë e demonstrojnë për të drejtat e tyre jetësore, ndërsa populli shqiptar, beson vetëm fjalët dhe shfaqjen e politikanëve, që jemi dëshmitarë se si u fuqizuan e u bënë të tillë!

Ky sistem vërtetë po ha vetveten, por procesi shpejtohet vetëm përmes reagimeve të organizuara politikisht, ndryshe shkojmë si skllevër në Europë!
Prandaj, si vend europian, duhet të bëhemi edhe popull europian, vetëm përmes organizimit e reagimit popullor, për të Ndëshkuar hajdutët, duke i injoruar me neveri prapaskenat e politikës 24 vjeçare, që janë një turp i madh, një nëpërkëmbje e dinjitetit, sovranitetit dhe interesave tona popullore e kombëtare!…!
Kjo eshte emergjenca dhe detyra më atdhetare sot!…

astriti ne focus
* Kryetar i “Levizja per Drejtesi e Shqiptareve”

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: