De Biasi mund të prishë kontratën me Shqipërinë

837

de biazi 55

Gianni De Biasi nuk e ka vazhduar kontratën me Kombëtaren shqiptare për momentin. Kjo pasi që Federata Shqiptare e Futbollit ia ka ofruar atij kontratën e njëjtë shumë, ashtu siç e kishte në dy vjetët e fundit, pa asnjë kurrfarë ngritjeje në pagë, njofton gazeta e përditshme shqiptare Panorama.

Kështu, strategu italian nuk ka pranuar ta nënshkruajë këtë kontratë dhe marrëveshja është shtyrë për momentin, për të negociuar më tej.

Që prej ardhjes së De Biasit në krye të Kombëtares, Shqipëria ka pasur ngritje enorme në lojë dhe për më tepër ka thyer disa rekorde të veta në renditjen botërore të FIFA-s, ndërsa ka ende gjasa të kualifikohet në Botërorin 2014.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: