Deklarata e Kryetarit të Parlamentit, z. Meta në nderim të Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit 90’, Azem Hajdari.

815

iliri 5555

Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë!

Dy ditë më parë ne përkujtuam liderin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90, Azem Hajdarin, dhe e përcollëm me nderim të merituar në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 15-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Si Kryetar i Kuvendit dua të falënderoj gjithë qytetarët dhe personalitetet që morën pjesë në këto homazhe. Një falenderim të veçantë dua t’i bëj sot nga Kuvendi i Shqipërisë kongresmenit të shquar Eliot Engell, i cili pak ditë më parë, më 10 shtator, nderoi në Kongresin Amerikan me një deklaratë të veçantë emrin dhe kontributin e Azem Hajdarit, si udhëheqës historik i lëvizjes demokratike në Shqipëri. Për të gjithë bashkëkombësit tanë, por sidomos për ne bashkëkohësit e tij, Azem Hajdari është një emër që do të na kujtojë gjithmonë ndryshimin epokal të nisur në dhjetor 1990. Emri i Azem Hajdarit do të na kujtojë gjithmonë guximin, kurajën e jashtëzakonshme dhe sakrificën më sublime në emër të së ardhmes. Jam i bindur se duke punuar të gjithë së bashku për të  përmbushur ëndrrën e tij dhe të gjeneratës që përfaqësoi, për ta bërë Shqipërinë sa më parë anëtare të denjë të BE-së, do t’i bëjmë nderimin më të merituar emrit të Azem Hajdarit dhe idealeve të lëvizjes historike të dhjetorit të vitit 1990, që ai udhëhoqi.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: