Dekretet, ndahen PD dhe PS

834

Tre dekretet e presidentit për emërimin e tre gjyqtarëve, Xhezair Zaganjorit në Gjykatën e Lartë dhe Besnik Imerajt e Gani Dizdarit në Gjykatën Kushtetuese, kanë ndarë demokratët dhe socialistët në komisionin e ligjeve.  Opozita e cilësoi proçesin antikushtetues, pasi sipas saj, me shqyrtimin e tre dekreteve të reja, Kuvendi po mbivendos dekretet e mëparshme të ish-presidentit Bamir Topi. “Kuvendi nuk i ka shqyrtuar. Vjen një president tjetër dhe sjell dekrete të mbivendosura. Nuk mund të marrim pejsë në këtë hsitori çorbe, ku ka një palë dekrete të pavotuara që për arsye politike tuajat nuk i sillni për shtqyrtim dhe tani na sillni të tjerë për t’i mbivendosur”, deklaroi deputeti Pandeli Majko. Pas kësaj deklarate, deputetët e opozitës e braktisën komisionin e ligjeve duke mos marrë pjesë në shqyrtimin e kandidaturave. Për kryetarin demokrat të komisionit të ligjeve, ky veprim nuk lidhet as me emrat dhe as me proçedurën e ndjekur, por me të ardhmen politike të Edi Ramës.

 

Gjykata-kushtetues“Vendet janë vakante, por ata kanë një frikë tjetër. Zoti Rama humb zgjedhjet dhe mesa duket është i bindur për këtë dhe prandaj po i del të keqes përpara. Dhe sot inauguron sulimin ndaj Gjykatës Kushtetuese, ky është vullenti politik i zotit Rama dhe kjo është domethënia e largimit sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe duke përbuzur popullin shqiptar që i ka caktuar përfaqësues”, deklaroi Ilir Rusmali. Në mungesë të opozitës, komisioni i ligjeve vendosi t’i sugjerojë Parlamentit miratimin e tre dekreteve të presidentit.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: