Denoncimi i patriotit shqiptar, prej 26 vitesh i lënë pa nënshtetësi

Aktualitet

Në Shqipëri çudirat nuk kanë të mbaruar. Në redaksinë e emisionit BOOM në RTV Ora News ka mbërritur një denoncim nga një qytetar nga Lushnja. Bëhet fjalë për Arben Çukanin, familja e të cilit prej 26 vitesh i është pa shtetësi.

Ai thotë se shtetësia shqiptarë i është hequr që në vitin 1991. Edhe pse i është drejtuar të gjitha institucioneve, përsëri ai dhe familja e tij nuk gëzojnë të drejtën e të qenit shtetas shqiptar, edhe pse kanë lindur dhe është rritur në Shqipëri.

Çukani thotë se nuk ka dalë asnjëherë jashtë Shqipërisë.

Pavarësisht këtij problemi, paradoksi qëndron se Arben Çukani rrjeth nga një familje patriotësh. Ai është nipi i Rasim Dinos që bashkë me Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin kanë përfaqësuar Shqipërinë në Londër për krijimin e shtetit shqiptar. Denoncimi

Arben Çukani, denoncues: Në vitin 1998 vete të marr një çertifikatë në zyrën e gjendjes civile Lushnje dhe aty më thonë që të është hequr shtetësia shqiptare. I dërgoi kërkesë presidentit Mejdani dhe më thotë që është hequr në vitin 1991.Në shtator 1998 do dali një fletore zyrtare me numër 21 që dhe ti përfiton si person pa shtetësi, që merr automatikisht shtetësinë shqiptare-më thanë. Ju drejtova ish – puntorit të policisë së qytetit, i paraqita dokumentat, ai ja paraqet referentit të policisë në atë kohë.Nuk dihet ku janë dokumentat dhe sot.Në vitin 2013 rinis dokumentat nga e para, pas disa muajve kalojnë dokumentat në Presidencë dhe pa asnjë shkak më refuzohet kërkesa. Dhe propozimi i ministrisë së Brendshme mu refuzua , se ligji 8398 neni 24 thotë çdo person që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare para hyrjes në fuqi të këtij ligji me dokumentat e rimerr automatikisht. Sërish na u refuzua kërkesa mua dhe familjes sime.Vajza ime e madhe sot nuk bën dot celebrimin. Dy vajzat mbaruan shkollën e lartë, nuk marrin dot diplomën.

Gazetarja: Kartë identitei apo pasaportë a marrin?

Arben Çukani, denoncues: Jo, vetëm çertifikatë. Unë nuk vij nga një familje dokudo. Bab daja im është Rasim Dino që ka qenë me Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin në Londër ka përqafësuar Shqipërinë për ta bërë shtet. Unë kërkoj nga Boom që të më zgjidhë këtë problem. BOOM i drejtohet ministrisë së Brendshme

Familja Çukani- thotë Ministria,- ka aplikuar për rifitim shtetësie në vitin 2013 dhe praktikat janë nisur drejt Presidencës më 1.7.2013. Dosja e njërës nga vajzat e familjes është kthyer nga Presidenca për plotësim. Ne thotë Ministria e Brendshme ja përcollën drejtorisë së policisë Fier ku qytetarja aplikoi .Për anëtarët e tjerë të familjes ka njoftim për mosdekretim.

Lidhur me znj.Matina Çukani, vajza tjetër e denoncuesit praktika është përcjellë drejt Presidencës në 2015.Për shkak të nevojës për plotësim, dosja ju rikthye policisë Fier në janar 2015.Pas riparaqitjes së dokumentacionit ja nisëm sërish Presidencës për dekretim më 21.03.2016.

Ministria shprehet se i ka kryer të gjitha procedurat ligjore dhe se është kompetencë e Presidentit dekretimi ose jo,dhe se arsyet e refuzimit janë gjithashtu nën autoritetin e Presidencës.

Ministria sugjeron riaplikimin e familjes për shtetësi. Lidhur me kërkesën e fundit (pra që të merrej automatikisht shtetësia nëse ishte hequr para daljes së ligjit) ajo ka qenë dispozitë kalimtare dhe me hyrjen në fuqi të ligjit kjo dispozitë është shfuqizuar.

Emisioni Boom iu drejtuar me një kerkësë edhe institucionit të Presidencës dhe në përgjigje me shkrim Presidenca thekson:

Sipas shkresës sonë datë 06.06.2016, zoti Çukani është sqaruar se ai dhe familjarët e tjerë të cilët aplikojnë për të fituar sërish shtetësinë shqiptare, duhet të paraqesin nga një vërtetim, të lëshuar nga autoritetet përkatëse greke, të legalizuar, të përkthyer e noterizuar, ku të cilësohet që personi në fjalë për të cilin është dhënë vërtetimi, nuk ka shtetësinë greke.

Kjo është një kërkesë ligjore e domosdoshme, pasi në këtë rast personi nuk do të aplikonte dot si person pa shtetësi, por si i huaj, gjë që nënkupton bazë ligjore dhe dokumentacion tjetër.

Lidhur me aplikuesen Matina Çukani, ju njoftojmë gjithashtu se praktika e aplikimit të saj është regjistruar në regjistrin e protokollit të Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. 1027 protokolli, më datë 13. 05. 2016. Në përfundim të shqyrtimit, si në çdo rast shtetësie, aplikuesja do të njoftohet në adresën e ofruar prej saj në dokumentacionin e dorëzuar./Ora News