Deputetë miliarder në popullin më të varfër të Evropës

Kryesore Politika

parlamenti -1Deputetët biznesmen të Parlamentit Shqiptar kanë deklaruar pasuritë e tyre, duke përjashtuar ndonjë. Pas atyre fletushka-formularë që plotësojnë këtë vit ata po fshehin miliona euro pasuri, shitje, blerje, llogari të shumta bankare, makina luksoze dhe mijëra metra katrorë, hotele, apartamente e vila. 140 deputetët një herë në vit e plotësojnë këtë formular, i vetmi që nuk e ka plotësuar është Mhill Fufi. Janë këta nga ku varet fati I një populli të lodhur dhe nga më të varfërit në Evropë. Janë këta që vunë pasuritë sa sot nuk u besojnë syve. Janë këta që askush nuk mund ti kontrollojë për të justifikuar gjithë këtë pasuri marramëndësh.

Ja disa nga deputetët më të pasur shqiptarë, sipas deklarimeve të tyre:

deputeti tomTom Doshi

Blerje trualli në Tiranë, 3 500 000 lekë

Blerje trualli në Tiranë, 300 000 euro

Blerje apartamenti në Tiranë, 11 6520480 lekë

Blerje apartamenti, 8 927 600 lekë

Blerje 5 apartamente me vlerë, 303 000 000 lekë, 100 800 000 lekë, 53 200 000 lekë, 57 680 000 lekë dhe 17 784 000 lekë

Blereje autoveture 2 copë, 68 000 euro dhe 20 000 euro

Shitje pasurie trualli apartament, 840 259 450 lekë

Ridvan Bode

Bono thesari, 5 220 000 lekë

Blerje autoveture, 1 500 000 lekë

Llogari bankare, 53 892 lekë dhe 352 636 lekë

Mark Frroku

Ish-hotel në Rrugën e Durrësit, 6 milionë euro

Autoveturë, 18 000 euro, autoveturë, 900 000 lekë

Shpenzime rikonstruksioni e godinës Leonard 40 000 000 lekë (të ardhura nga shitja e aksioneve të Xhoi co 21)

Sadri Abazi

Transferim i 75% të kuotave te fëmijët 405 000 000 lekë

Të ardhura nga paga si deputet, 2 106 837 lekë

Astrit Veliaj

Truall dhe ndërtesë, 33 mijë euro

Apartamente 4 copë, 44 255 euro, 33 300 euro, 17 745 euro, 14 000 000 lekë

Autoveturë, 88 mijë euro

Omer Mamo

Shitje 12 apartamentesh, 6 585 880 lekë, 6 580 000 lekë, 5 040 000 lekë, 6 900 000 lekë, 5 851 980 lekë, 12 600 000 lekë, 4 000 000 lekë, 4 620 000 lekë, 6 160 000 lekë, 6 230 000 lekë, 4 480 000 lekë dhe 12 600 000 lekë. Blerje automjeti, 102 500 euro

deputeti kocoKoço Kokëdhima

Shitje e shoqërisë “Abissnet”, 500 000 000 lekë

Shitje e shoqërisë “Inerte Co”, 32 100 000 lekë

Shitje e 10 kuotave të shoqërisë “Unipress”, 300 000 euro

Blerje objektesh me vlera artistike, 7 115 00 lekë

Blerje monedhash antike 5 342 817 lekë

Dhënie hua, 8 000 000 lekë

Vladimir Kosta

Shitje aksionesh, 30 000 euro

Llogari rrjedhëse, 979 euro

Dieta ditore dhe akomodim, 470 083 lekë

Shpenzime telefoni, 192 410 lekë

Janë këta që përfaqësojnë shtresën e popullit më të varfër në Evropë…

deputetet ne focus 1