Deputetja qipriote Eleni Theocharous i kërkon mbrojtje BE-së që të mos arrestohet në Turqi

Rajoni

Deputetja e Parlamenti qipriot Eleni Theocharous kërkon mbrojtje në mënyrë që të mos arrestohet në Turqi. Ajo ka informuar Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian për informacionin që ka marrë se është në rrezik që Turqia të zbatojë urdhër-arrestin e lëshuar në Azerbajxhan.

Theocharous më parë theksoi: “Unë patjetër do të shkoj në Turqi dhe do të kërkoj mbrojtjen e BE dhe Parlamentit Evropian”.

Azerbajxhani ka kërkuar arrestimin e Helen Theocharous për hyrje të paligjshme në territorin e vendit, pasi më 19 shkurt 2017, ajo u gjet në rajonin autonom të Archesh në Nagorno-Karabakh për të mbikëqyrur referendumin lokal. E padeshirueshme është shpallur eurodeputetja qipriote edhe nga Ukraina dhe Shqipëria.