Rrezatimi ultravjollcë (UV) është i ndarë në tri zona: UVA, UVB dhe UVC. Rrezet UVC janë më të rrezikshme, por na mbron nga shtresa e ozonit. Rrezet UVB janë të rrezikshme për lëkurën, duke shkaktuar plakjen e parakohshme dhe kancerin e lëkurës. Gjithashtu sjell melanogenesis, dmth sintezë melaninës e melanocytes, dhe prandaj eshte përgjegjës për pigmentim e lëkurës.
Rrezet UVA janë po aq të rrezikshme dhe prezenca e tyre është konstante gjatë gjithë ditës. Filtrat kunder diellit bllokojnë rrezet UV për të mbrojtur lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga ekspozimi ne diell. Për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit në diell, ju duhet të zbatoni keto keshilla në vijim:
– Ekspozimi gradual dhe me kohe të shkurtër ne diell
– Ulja e kohës në diell
– Ushqimi i pasur me beta-carotene, frutave dhe perimeve
– kapele, ombrellë, hije
– Shmangni ekspozimin diell gjatë orëve të mesditës (11,00-17,00).
Nuk duhet të harrojmë se sa më e hapur është ngjyra e lëkurës, aq më shumë behet e nevojshme mbrojtja nga rrezet e diellit. Një djegie e lëkurës nga dielli e një fëmije dyfishon mundësinë e kancerit të lëkurës, ndërsa me masat e duhura ne mbrojtjen nga dielli, per moshën 12 vjec, rreziku është reduktuar me 80%.