Doganierët në Kakavijë masakrojnë autobuzin dhe terrorizojne pasagjerët (video)

Aktualitet Flala Tv Korrupsion

Turpi: Doganierët në Kakavijë masakrojnë autobuzin dhe terrorizojne pasagjerët Pasi nuk kanë marrë sasinë e duhur të lekëve të kërkuar, doganierët në Kakavijë kanë vepruar në mënyrën më skandaloze, duke anashkaluar ligjin por duke e bërë vetë atë nga ana e tyre. Nuk ishte shumë e madhe… 20 euro kërkuan këta tre punonjës për të mos e masakruar atutobuzin dhe për të nxirrë jetën pasagjerëve. Masakrimi fillon nga heqja e parafangove dhe parakolpit etj, ku faktikisht edhe janë dëmtuar, por nuk u mjaftuan me kaq, por në mënyrë brutale filluan kontrollonin e çantatave të 60 pasagjerëve jo në atë mënyrë që kemi parë gjithmonë. Por turpi më i madh është se në kundërshtim me çdo gjë, filluan të kontrollojnë edhe xhepat e pasagjerëve… Për dijeni, ngjarrja ka ndodhur ditën e hënë në ora 3 të mëngjesit, kur autobuzi po vinte nga Greqia, dhe pasi kishte kaluar vijën e parë të kontrollit nga ana e policisë, ku çdo gjë shkoi mirë. Pas dy ditësh shikojmë tre punonjës të doganës shqiptare që në orarin e punës, janë duke pirë kafe matanë kufirit , në tokën greke, ku njeri prej atyre Besmir Hoxha ishte protagonist i ngjarrjes së shëmtuar. Më e keqja është se dy autobuzat që ishin para këtij që u masakrua nuk u bën kontroll, edhe pse në bagazhet e tyre kishte makineri bujqësore që duhej çdoganuar, por që nuk u bë. Nëse dikasteri përkatës do të bëj detyrën e shtëpisë ka në dispozicion çdo gjë…Por mbi të gjitha ka kamerat e saj në vendin e ngjarrjes… Video tregon sesi e kalojnë kohën e punës këta punonjës që paguhen nga shteti, por mbi të gjitha nga taksat tona.