Drejtësia dhe e vërteta nuk mund të fitojnë

2076

drejtesia profil

Astrit Kosturi / Drejtësia dhe e vërteta nuk mund të fitojnë kurrë, prej kësaj shpure politikanësh! Kjo kastë politikanësh, as mund të lajë mëkatet dhe as mund të vetëndëshkohet, sepse nuk është ndërtuar e ngritur në majat e këtij pushteti për këtë qëllim. Drejtësia nis nga emancipimi i shoqërisë për të kuptuar Misionin dhe Rolin e saj, për të shkuar tek organizimi politik e reagimi i fuqishën kundër Padrejtësisë Shoqërore! Hapi i parë do të hidhet me refuzimin e kandidaturave për pushtetin lokal, që vijnë prej pushtetit të partive, përgjegjëse për anarshinë e vuajtjet pafund të shqiptarëve!

Drejtësia shqiptare, është kryeturpi i këtij absurdi të kësaj situate konfuze në Shqiperi!

Për të drejtën dhe të vërtetën, Drejtësia në Shqipëri është bërë gracka e vërtetë, ku çuditërisht do të gjendesh brenda saj…!

Edhe pse e drejta është si drita e diellit, edhe pse eshte qartazi, dhe dukshëm me Ty… le të kesh njohuri mbi ligjet, mundësi ekonomike, miq e shokë, përkushtim e vullnet të paparë … perseri nuk “çahet”! Duhet të jesh mik patjetër me djallin, ose pjellën e tij! Betejë me absurdin shqiptar, dramë qesharake dhe e lodhshme… per kedo që beson tek Drejtesia, që në thelb eshte vetë Padrejtesia e Krimi Shteteror !

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: